Janë shumë faktorë të cilët ndikojnë që thembrat e juaja të çahen dhe të bëhen të pakëndshme.
Moti i ftohtë, këpucët e papërshtatshme, rëra e plazhit dhe mos kujdesi ndaj thembrave për një kohë të gjatë, bënë që ato të çahen dhe lëkura të bëhet e ashpër.
Mirëpo, ekziston një trajtim vetëm me një përbërës, limonin, i cili ju ndihmon ti riparoni thembrat e juaja, transmeton Indeksonline.
Filloni duke prerë një limon në gjysmë dhe të shtrydhni lëngun nga secila pjesë. Zgjidhni një limon të madh që është i ndritshëm dhe që nuk përmban shumë lëng.
Lërini pjesët e limonit paksa të lëngshme. Tutje, vendosni secilën nga thembrat tuaja në gjysmat e limonit të prerë.
Pas kësaj, vëni një palë çorape të gjata. Mbani limonin në këmbë tuaj për rreth 30 minuta. Është pak e vështirë për të ecur me limon në thembrat tuaja kështu që bëni mirë që të pushoni brenda atyre minutave.
Pas 30 minutash, hiqni çorapet dhe limonin. Acidi nga limoni largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe zbut atë. Përsëriteni këtë metodë disa herë dhe shumë shpejtë do të vëreni rezultatet e dëshiruara.