Çdo ditë mundohemi të ushqehemi shëndetshëm dhe të zgjedhim ushqimet të cilat përveç shijes së mirë kanë dhe vlera ushqyese për organizmin tonë.
Në listën më poshtë ju njohim me ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni në një vakt.
Por jo vetëm kaq, ne ju sjellim kombinimet më të shijshme të cilat jo vetëm që janë të ushqyeshme por janë dhe të shëndetshme.
Mollë dhe çokollatë e zezë
Ky kombinim nuk mund të quhet tradicional, por duhet ta provoni! Enzima catechin e gjendur në mollë dhe antioksidanti quercetin i gjendur në çokollatën e zezë janë një mrekulli në rritjen e imunitetit, stimulojnë aktivitetin e zemrës, përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut, zvogëlojnë rrezikun e kancerit etj.
Tërshërë me lëng të freskët portokalli
Të dyja sëbashku përmirësojnë sistemin e tretjes dhe pastrojnë trupin nga mbeturinat dhe toksinat.
Domate dhe mëlçi
Mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë anemi, lodhje kronike, metabolizëm të ulët, probleme me zemrën dhe enët e gjakut. Hekuri i gjendur në mëlçi nuk mund të absorbohet pa vitaminë C. Domatet përmbajnë acid askorbik prandaj është e këshillueshme t’i kombinoni më mëlçi në mënyrë që të merrni përfitimet e mësipërme.
Majdanoz dhe limon
Majdanozi shkon shkëlqyeshëm me agrume. Hekuri i gjendur në perime përmirëson absorbimin e vitaminës C në gjak. Kjo vitaminë është e rëndësishme dhe përgjegjëse për forcimin e sistemit imunitar dhe rritjen e metabolizmit.
Perime dhe kos
Kosi është i pasur me kalcium, element i cili përmirëson funksionet e stomakut dhe normalizon mikroflorën e zorrëve. Kombinoni kos me perime të tilla si karrota ose selino, të cilat janë të pasura me fibra dhe ju ndihmojnë të përthithni kalciumn në trup.
Avokado dhe spinaq
Mund të jetë kombinimi më i dashur i dietologëve. Spinaqi përmban vitaminë A dhe luteinë, por këto elementë do të kenë efekte më të rëndësishme nëse kombinohen me yndyrna të shëndetshme si avokado. Të dy këto përbërës përmirësojnë ndjeshëm sistemin tretës.
Çaj jeshil dhe limon
Çaji jeshil nëse kombinohet me limon, forcon sistemin imunitar, rrit energjinë dhe ju ndihmon të bini në peshë.
Domate dhe vaj ulliri
Çdo italian mendon se ky është një kombinim i mrekullueshëm! Në fakt kanë të drejtë! Domatet janë të pasura me likopen, element i cili parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, parandalon aterosklerovën, parandalon formimin e tumoreve malinje etj. Kur konsumohen me vaj ulliri, likopeni është më i lehtë për t’u absorbuar nga trupi.
Mish dhe rozmarinë
Mishi është burim i rëndësishëm proteinash. Rozmarina është e pasur me antioksidantë dhe paranalon formimin e substancave të dëmshme në trup. Sa herë të gatuani mish, hidhini rozmarinë sipër.