Deti i Vdekur, (në gjuhën ebreje : ים המלח) ; ( arabe : البحر الميت), është liqe në Lindjen e Afërme por kaherë e quajmë det. Cilësohet si deti më i njelmët në botë. Saliniteti aq është i madh sa që në të nuk ka jetë, përveq disa mikroorganizmave-bakterje. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka nji rrjedhë, lumin Jordan. Kripshmëria e tij është 30%, gjë që është 9 hërë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km. Deti i Vdekur njiherit është depresioni më i madh në botë(lartësia më e vogël e tokës) ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnji është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.
Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxemja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shum i njelmët e ka dendësinë e madhe. Në 35 mertrat e sipërme kripshmëria është 30 – 40 % dhe temperature arrinë 19 -37 gradë celsius. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngritet mbi ujë posa të hyjë në ujë në lartësinë e gjoksit, kështuqë notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonji pik uji mos të depërtoj në sy, sepse është e domosdoshme shpërlarja me ujë të zakonshëm, – deti është aq i njelmët sa që është e pamundur hapja e syve.
Përshkak të kripshmërisë uji i detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.