Ibni Abasi tregon se Umu Shurejkun e preku në zemër islami dhe ajo e pranoi atë duke qenë në Mekë. Pasi dëgjoi hadithin e Pejgamberit(alejhi salatu ve selam) që ka thënë: “Kush thërret në udhëzim(mirësi) e ka shpërblimin sikur të atyre që e pasojnë atë, duke mos u munguar atyre asgjë”. Ajo menjëherë filloi që ti thërras gratë për ta pranuar islamin, i nxiste ato dhe hynte në çdo shtëpi. Aktiviteti i saj u bë i padurueshëm dhe shqetësues për banorët e Mekës. Derisa një ditë ata shkuan e kërcënuan para familjes së saj dhe i thanë: sikur mos të na vinte keq nga familja jote do të torturonim para tyre! Umu Shurejk thotë:” Më morën me dhunë, me hipën në një deve të pa shaluar, dolën jashtë qytetit të Mekës ngriten tendat e tyre, ndërsa mua më lanë nën nxehtësinë përvluese të diellit. Kjo vazhdoi tri ditë e tri netë, duke mos më dhënë ujë po vetëm bukë të lyer me mjaltë që të më kaploi edhe me shumë etja. Mua filloi të më dobësohet shikimi, degjimi edhe gjuha filloi të më trashet nga thatësia e madhe, e ata më thonin hiq dorë nga feja e Muhamedit, ndersa unë nuk mund të flisja por me gishtin tregues dëshmoja Zotin tim. Ata shkuan në tendat e tyre ndërsa unë mbeta nën qiellin e hapur. Duke qenë në këtë gjendje fillova të ndjej një freski mbi gjoksin tim, mezi hapa sytë e pashë një kofë me ujë e cila derdhi pak ujë në gojën time dhe u ngrit lartë në qiell. Kofa u kthye prapë, derdhi ujë ne gojen time dhe u ngrit lartë. Herën e tretë u kthye kofa dhe u derdh e tëra mbi trupin tim! Disa nga burrat dolen nga tendat e tyre dhe kur më panë të lagur më thanë: oj armike a je zgjidhur dhe ke marrë ujin tonë? Unë ju thashë: Jo vallahi, po mua më freskoi Zoti im me ujë që erdhi nga qielli! Ata thanë: nëse je e sinqertë nē atë që thua, feja jote qenka më e mirë se feja jonë. Kur shkuan te tendat e tyre dhe i panë enët e mbushura me ujë u çuditen dhe me nxitim u kthyen duke thënë: Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i derguari i Tij.” Pastaj që të gjithë u shpërngulen në Medine te Pejgamberi(salAllahu alejhi ve selem).
Nga gj.arabe: Fadil Musliu