TREGIMI I GRUAS QË VDIQ NË SEXHDE

Një plakë që kishte mbushur të 80-at ishte ulur me disa gra dhe ndiente se ato po e humbnin kohën në atë çka ka ndaluar Allahu, dhe në atë çka nuk ka dobi… U largua nga ato dhe u vetmua ta përmend Allahun, e vendosi sexhaden dhe filloi të falet. Po atë natë, djali i vetëm i saj që ishte edhe respektues i madh ndaj nënës, dëgjoi zërin e saj dhe nxitoi drejt dhomës ku nëna qëndronte.

Rrëfen: Shkova dhe nënën e gjeta në pozitën e sexhdes dhe më thoshte: O biri im, për momentin nuk më lëviz asgjë pos gjuhës time.

I thash: Të dërgoj në spital? 

U përgjigj: Jo, më lërë në këtë vend. 

I thash: Për Allahun do të dërgoj në spital. (sepse ai ishte shumë respektues ndaj saj)

Mjekët dhanë gjithë mundin e tyre, por kush është ai që mund ta ndryshoj caktimin e Allahut!

Nëna më tha: Të lutem për Allahun më kthe në dhomën dhe sexhaden time.

Djali e mori dhe e ktheu në shtëpi, e vendosi në dhomën e saj, e ajo mori sexhaden dhe menjëherë filloi të falej… Pak para namazit të sabahut më thirri: O biri im, të lë nën kujdesin e Allahut, dhe tha: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut që meriton të adhurohet, dhe Muhammedi (alejhi selam) është i dërguari i tij. Mori frymën e fundit dhe ndërroi jetë.

E pastruan ndërsa ajo ishte në formën e sexhdes; e qefinosën, e ajo ishte në të njejtën gjendje; e dërguan tek varrezat, e ajo kishte të njejtën gjendje; dhe e futën në varr duke qëndruar në formën e sexhdes. Mos harroni se dyert e pendimit janë të hapura, mos e humbisni këtë rast; pendohuni tek Allahu se Atë do ta gjeni bujar dhe falës. O Allah, na mundëso të vdesim duke bërë adhurim ndaj Teje. Amin

Përshtati: Valdet Kamberi