Përbërësit:
• 1 litër lëng mishi
• 500gr patate
• 1 thelb hudhër
• 1 karotë
• 400 gr qepë
• 50 gr sallo
• 50 gr piper i kuq
• 800 gr mish viçi ose lopë pjesa e shpatullës
• 2 speca jeshile
• 1 domate
Përgatitja :
- Grijmë hollë qepën dhe e vëmë në tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nëse dëshironi, duke bërë kujdes që të mos skuqet por të zverdhet, për 15minuta. Shtojmë edhe hudhrën e grirë.
- Ndërkohë presim mishin në kube prej 3cm dhe e bashkojmë me qepën duke trazuar për ca minuta duke pasur kujdes gjithmonë që të mos digjet qepa.
- Bashkojmë piperin e kuq dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë e 30 minuta. Nuk duhet të ketë nevoje për ujë, por nëse po, hidhini një garuzhde lëng mishi.
- Presim specat jeshile në kubikë të vegjël, ndërsa patatet i presim të mëdha sa copat e mishit. Pastrojmë dhe domaten nga farat dhe e presim dhe atë në copa të vogla.
- Bashkojmë të gjitha perimet e grira me mishin, përveç patateve. Shtojmë lëngun e mishit dhe lëmë të ziejë akoma për 1 orë në zjarr të ngadaltë, me kapak.
- Bashkojmë patatet dhe lëmë të ziejë akoma 30 minuta duke trazuar herë pas here.
- Në fund të zierjes duhet të rezultojë një gjellë e trashë dhe e lidhur.