Jemi një muaj afër ngjarjes Samsung Unpacked ku gjiganti korean do të prezantojë dy telefonat e rinjë që do të pasojnë Galaxy S7: Galaxy S8 dhe Galaxy S8+. Pajisjet pritet të kenë ekran të madhësive 5.8 inç dhe 6.2 inç.
Sipas the Investor, dyshja Galaxy S8 do të jetë e gatshme për para-porositje më 10 prill, që është pikë mesatare mes njoftimit të pajisjeve më 29 mars dhe lansimit të tyre më 21 prill.
Mund të supozojmë se këto pajisje do të dalin në paraporositje në të njejtën ditë. Sipas supozimit logjik, i bie që S8 të jetë më i famshëm se S8+, mirëpo ende nuk mund të thuhet se cili model do të shitet së pari.
Galaxy S8 dhe S8+ do të kenë ekran gati pa korniza, procesorin Qualcomm Snapdragon 835 dhe RAM memorie prej 4GB.
S8 mund të ketë bateri prej 3,000 mAh ndërsa S8+ pritet të vijë me kapacitet të baterisë prej 3.500 mAh.