XHAKARTË (AA) – Lloji i pulave Ayam Cemani, që rriten në Indonezi dhe të cilat janë të zeza që nga lafsha e deri te këmbët dhe madje edhe organet e brendshme, besohet të jenë misterioze, shkruan Anadolu Agency (AA).
Të gjitha tiparet e pulës se zezë e cila rritet në ishullin Java, përpos gjakut dhe vezëve, janë të ndryshme nga ato të pulave normale.
Pula Ayam Cemani, e cila lafshën, këmbët, sytë, pendët, mishin dhe organet e brendshme i ka të zeza, me pamjen e saj më ndryshe, llogaritet si një gjallesë me fuqi të veçantë në ishullin Java.
Sipas besimit që rrjedh nga Mbretëria Majapahit e shekullit XV në Indonezi, pula Ayam Cemani sjell fuqi dhe dobi, kurse mendohet se vendi në të cilin ushqehet mbrohet nga të këqijat.
Në inagurimet, ceremonitë dhe festimet që bëhen në këtë rajon, bëhet therrja e pulës Ayam Cemani në mënyrë që të sigurohet mbrojtje nga të këqijat.
Vezët e pulës Ayam Cemani janë të bardha, sikurse ato të pulave normale, megjithatë, përmasat janë më të vogla sesa te vezët normale.
Ndërkaq, gjeli i tipit Ayam Cemani ka peshë prej dy kilogramësh, ndërkohë që mund të arrijë edhe deri në tre kilogramë.
Mas Ishak, i cili ruan pula Ayam Cemani që nga fëmijëria e tij, për AA tha se këto pula janë të veçanta për të. “Që nga fëmijëra ruaj pula Cemani dhe bëj tregti me to. Në fshatin tim kam fermë të posaçmë ku i ruaj këto pula. Shitjet zakonisht i bëj në Xhakarta”, tha Ishak.
Ai pulave Ayam Cemani po ashtu u ka ndarë edhe një pjesë të shtëpisë së tij. Ai thotë se “Pulat Cemani janë hobi për mua. I ruaj si sytë e ballit. Nuk përdorim ndonjë ushqim të posaçëm për t’i ushqyer këto pula. U japim çfarë hanë pulat normale. Gjatë shitjes së pulave që i kam rritur, paraqiten blerës edhe nga jashtë vendit”.
Pula më e shtrenjtë në botë
Çmimi i pulës Ayam Cemani në Indonezi varion mes 300 dhe 500 dollarë, ndërkohë që jashtë vendit gjenden edhe blerës deri në pesë mijë dollarë.
Krahas që është e shtrenjtë, thuhet se kjo pulë është e dobishme edhe për shëndetin.
Besohet se mishi dhe gjaku i pulës është i dobishëm për sëmundjet e kanaleve të frymëmarrjes, siç është astma, ndërsa shton rezistencën trupore.
Shkaku i pamjes së tyre, “mutacioni gjenetik”
Sipas hulumtimit të shkencëtarëve, arsyeja e ngjyrës së zezë të pulave Ayam Cemani është një lloj mutacioni gjenetik i cili fillimisht është shfaqur në Azi ndërsa më pas me kalimin e kohës është përhapur në Evropë.
Ky mutacion bëhet shkaktar që këto pula të prodhojnë melaninë dhjetë herë më shumë se pulat normale.
Kjo gjendje gjenetike e quajtur “fibromelanos”, që do të thotë teprim i melaninës, pigmente këto me ngjyrë të errët që gjenden edhe në lëkurë, flokët dhe disa pjesë të trupit të njeriut, thuhet se nuk shkakton asnjë dëm