Dhimbja e dhëmbit shpesh mund të shkaktohet nga irritimi i nervit të dhëmbit, por ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë të shumtë që ndikojnë në dhimbje. Infeksionet dentare, prishja e dhëmbëve, pllakëzat bakteriale, dëmtimet e dhëmbit, kurorat apo mbushjet e bëra dobët. Ka raste të ndryshme kur dhimbja e zhvilluar jashtë nga dhëmbët të ndikojë në gojën tuaj dhe të japë përshtypjen sikur keni dhimbje dhëmbi. Kjo shpesh ndodhë kur keni problem me nofullat, veshtë, sinuset dhe/apo muskujt. Herë pas here, problemet e zemrës mund të japin gjithashtu ndjesinë e dhimbjes së dhëmbit.
Shkaktarët e dhimbjes së dhëmbit
Dhimbja e dhëmbit dhe e nofullave janë ankesa të përbashkëta. Nuk është e pazakontë që njëra të ndjejë dhimbje të butë nga presioni dhe ekspozimi i dhëmbit ndaj të nxehtit apo të ftohtit. Megjithatë, në qoftëse dhimbja është e rëndë dhe vazhdon për më shumë se 15 sekonda pas presionit apo ekspozimit ndaj temperaturës, atëherë ky mund të jetë një indikator për një problem më serioz. Nëse ka inflamacion të rëndë të dhëmbit, dhimbja mund të kalojë në faqe, vesh ose nofulla. Shenjat dhe simptomat që mund të ju dërgojnë tek dentisti janë si në vijim:
- Dhimbje gjatë përtypjes
- Ndjeshmëri ndaj të ftohtit ose të nxehtit
- Gjakosje apo pëlcitje rreth mishit të dhëmbëve
- Ënjtje rreth dhëmbit apo e nofullës ose faqes
- Dëmtim apo traumë në atë pjesë
Këto shenja dhe simptoma janë zakonisht të ndërlidhura me prishjet e dhëmbëve apo sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Prishja e dhëmbit apo ndonjë pjesë e skuqur rreth mishit të dhëmbit mund të na tregojë për arsyen e dhimbjes. Nëse shtypni/prekni dhëmbin e infektuar, dhimbja mund të bëhet më e ashpër. Kjo shenjë mund të na tregojë për problemin e dhëmbit edhe nëse dhëmbi duket shumë normal.