[vc_row][vc_column][penci_container container_layout=”23_13″][penci_column width=”2/3″ order=”1″][vc_column_text][/vc_column_text][/penci_column][penci_column width=”1/3″ order=”2″][vc_column_text]Allahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”

Pejgamberi Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Çdo vepër e mirë që kryen i biri i Ademit shumëfishohet nga dhjetëfish deri në shtatëqindfish. Allahu i Lartësuar thotë “Përveç agjërimit, ai është për Mua dhe vetëm Unë e jap shpërblimin për të. Ngase ai që agjëron është privuar nga dëshirat dhe ushqimi vetëm për Mua. Agjëruesi ka dy gëzime: Gëzimi i parë kur të bënë iftar dhe gëzimi i dytë kur të takohet me Zotin (për të marrë shpërblimin). Era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu sesa era e miskut.”[/vc_column_text][/penci_column][/penci_container][penci_container container_layout=”23_13″][penci_column width=”2/3″ order=”1″][vc_tta_tabs style=”modern” shape=”square” spacing=”2″ alignment=”center” active_section=”1″][vc_tta_section title=”Emisionet” tab_id=”1526289500171-79a0dd50-f682″][vc_single_image image=”45062″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Perlat e Islamit” Çdo ditë nga ora 10:00 & 21:00″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/radio-pendimi-sjelle-emisione-te-reja-per-ramazan/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45064″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Këshilla për agjëruesit” Çdo ditë nga ora 11:00″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/emisioni-ne-prag-te-iftarit/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45066″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Hatme Kur’ani” Çdo ditë nga ora 12:00″][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45068″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Kuizi i Ramazanit” Çdo ditë nga ora 13:30 – 14:30″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/sofra-e-ramazanit-hoxhe-dr-shefqet-krasniqi/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45070″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Panorama e Ramazanit” Çdo ditë nga ora 14:30″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/personazhi-i-ramazanit/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45072″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Rrëfime Profetike” Çdo ditë nga ora 17:00″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/arome-ramazani-me-hoxhen-ylli-buraniqi/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45074″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Në prag të iftarit” Çdo ditë – një orë para iftarit në Kosovë” link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/hatme-kurani/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45076″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Sofra e Ramazanit” Çdo ditë – pas iftarit në Kosovë” link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/hatme-kurani/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45078″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”“Aromë Ramazani” Çdo të martë dhe të enjte nga ora 15:00 – 16:30″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/hatme-kurani/”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45377″ img_size=”full” alignment=”center” onclick=”custom_link” title=”Emisioni “Agjëruesi dhe shëndeti” Çdo të mërkurë nga ora 15:00 – 16:30″ link=”http://radio-pendimi.com/webfaqe/emisione/hatme-kurani/”][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Vaktit” tab_id=”1526289502382-872cae6b-1b23″][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45123″ img_size=”full” title=”Vaktia e Ramazanit për Kosovë”][vc_separator color=”black”][vc_single_image image=”45125″ img_size=”full” title=”Vaktia e Ramazanit në Austri”][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Agjërimi” tab_id=”1526289502785-880bd224-f788″][vc_column_text]

Vlera e tij

Kurani 1

Në këtë muaj ka zbritur Kur’ani. Allahu i Madhëruar thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të mirës nga e keqja.”

Allahu e ka vequar këtë muaj nga muajt e tjerë me zbritjën e Kur’anit. Kjo ka ndodhur saktësisht në natën e Kadrit, e më mirë me thënë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e kemi zbritur atë (Kur’anin) në natë e Kadrit.”

Agjërimi i muajit Ramazan është obligim për qdo musliman dhe muslimane të moshës madhore, mentalisht të shëndoshë. Agjërimi i muajit Ramazan është njëra prej 5 shtyllave të fesë islame.

Vlera e Namazit

namazi

Kush falet gjatë Ramazanit me besim tek Allahu dhe shpreson në shpërblimin e Tij, i falën mekatët, siq na përcjell Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur më të), se i dërguarit i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kush falet gjatë Ramazanit me besim tek Allahu dhe shpreson në shpërblimin e Tij i falen mëkatet e kaluara.”

Namazi i teravive

namazi-teravive-2

Namzai i teravisë është: Namaz i cili falet në Ramazan në fillim të natës. Kush e fal teravinë me imam deri sa të mbarojë merr shpërblim sikur të ketë falur namaz tërë natën, gjithsesi kjo është prej begative të Allahut. Përcillet nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur më të), në lidhje me namazin gjatë Ramazanit, ku aty thuhet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kush falet me imamin deri të mbarojë imami, Allahu ia shkruan këtij personi këtë, si namaz nate. ” Në një tjetër trasmetim: “..i shkruhet namaz nate i plotë.”

Për sa i perket namazit të teravive, ato mund të falen 20 rekate përderisa Omeri (Allahu qoftë i kënaqur më të), nën drejtimin e Ubej bin Ka’bit, i kishte grumbulluar sahabët duke falur më ta 20 rekate teravi dhe askush prej tyre se kishte kundërshtuar një praktik të tillë. Kjo gjendje tregon se ata dinin diqka në lidhje me këtë qështje.

Nata e Kadrit

Ramazan-6-696x463

Në muajin e Ramazanit gjendet një natë, e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, e kush privohet nga të mirat e kësaj nate është privuar nga të gjithë mirësitë, këtë e argumentojmë me transmetim e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur më të), që thotë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Erdhi Ramazani, një muaj i bekur, në të cilin Allahu e bëri detyrim agjërimin e tij, në të hapen dyert e Xhenetit mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhet djajtë me zinxhirë, për Allahun në të është një natë më e mirë se një mijë muaj, e ai që privohet nga të mirat e saj me të vërtetë është i privuar.”

Derë e vecantë në Xhennet

dera e xhenetit

Njëra prej dyerve të Xhennetit quhet “Rejjan” që në të do të hyjnë vetëm agjëruesit. I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Në Xhenet janë tetë dyer, dhe në të është një derë e cila quhet Rejjan, e nuk hyn nga ajo derë askush përveq agjëruesve.”

Dhe gjithashtu ka thënë: “Xhenneti i ka tetë dyer, ndërsa Xhehennemi i ka shtatë dyer.”

Sehi bin Sadi, (Allahu qoftë i kënaqur më të), se i dërguarit i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Vërtet, në Xhennet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë. Nëpër  atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të qohet agjëruesit dhe nuk do të mund tjetër kush të hyjnë nga ajo derë. E, pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.”

Pranohen duatë

ibadet-namaz-salat

Gjatë muajit të Ramazanit pranohen duatë, sepse Allahu ka përmendur duanë ndërmjet ajeteve të agjërimit dhe thotë: “Dhe kur robërit e Mi të pysin ty (O Muhamed) për Mua (përgjigjiu atëherë atyre) Vërtet Unë jam afër, Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues a ndërlidhës). Kështu pra ata le të më binden Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt.”

I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Më të vërtetë Allahu liron rob nga zjarri gjatë qdo dite dhe nate të Ramazanit, gjatë natës dhe ditës ka lutje të pranuara për qdo besimtar.”

Përgaditi dhe përshtati: Kushtrim Guraj[/vc_column_text][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Syfyri” tab_id=”1526289503037-bf097c30-dc9e”][vc_cta h2=”Virtytet e Syfyrit” style=”outline” color=”black”]Ibn Umeri (r.a) transmeton, se Profeti (a.s) ka thënë: ‘Me të vërtetë që Allahu dhe engjëjt zbresin mëshirë mbi atë që ha syfyr”.

Sa i madhërishëm është Allahu kundrejt nesh, saqë na e shpërblen edhe ushqimin përpara se të nisim agjërimin, pra syfyrin. Ka mjaft hadithe ku përmenden shpërblimet e atij që ha syfyr dhe të mirat e këtij të fundit, të gjithë dijetarët janë të një mendimi unanim, se syfyri ka një shpërblim të veçantë. Po ashtu dhe në Sahihun e Buhariut transmetohet nga shtatëmbëdhjetë sahabë të ndryshëm transmetime për shpërblimin e të ngrënit syfyr. Por disa njerëz nuk i marrin këto shpërblime sepse ata falin Taravitë, hanë ato që duhet të hanin në Syfyr dhe bien të flenë gjumë. Çfarë shpërblimi të madh kanë humbur ata! Syfyr në fakt do të thotë, të hash diçka përpara se të nisë agjërimi yt. Disa dijetarë thonë, se koha e Syfyrit fillon kur kalon gjysma e natës (Mirkuat). Autori i Kash-shaff (Zamakhshari) e ndan natën në gjashtë pjesë, dhe e fillon nga pjesa e fundit e saj që është Syfyri; kështu që, nëse nata fillon kur dielli perëndon dhe ndahet në dymbëdhjetë orë atëherë dy orët e fundit janë syfyr. Pra që do të thotë se të vonuarit e të ngrënit është më mirë se sa të ngrënit herët.

Profeti (a.s) ka thënë: ‘Ndryshimi mes agjërimit tonë dhe atij të ehli kitabëve (hebrenjëve dhe të krishterëve) qëndron në faktin, se ata nuk kanë syfyr ndërsa neve kemi”. Profeti (a.s) ka thënë: “Hani syfyrin sepse në të ka shumë begati”.Më pas përsëriti “Në tre gjëra ka begati të madhe në “Xhameah” (shoqërim), në ngrënien e  “Thareed” dhe në  “Syfyr”. Në hadith fjala Xhemah, pra në shoqëri ka kuptimin e faljes së namazit me Xhemat. “Thareed” është një shijim gjatë përgatitjes së asaj buke që gatuhet me mish. Gjëja e tretë që përmendet në këtë hadith është Syfyri. Kur i Dërguari i Allahut ftonte dikë që të hante syfyr me të, i thoshte: “Hajde të hamë nga një ushqim i bekuar”. Një tjetër hadith thotë: “Hani syfyr dhe forcojeni veten për agjërim. Më pas flini gjumë pasdite, kështu që të ngriheni herët për të adhuruar”. Abdullah bin Haarith tregon se një nga sahabët ka transmetuar: “Një herë e vizitova të Dërguarin e Allahut kur ai po hante Syfyr dhe pasi mbaroi, më tha: “Kjo është një gjë e mbushur me shumë begati, që Allahu na e ka dhuruar. Kështu që mos e lër atë”. Profeti (a.s)  na ka përmendur e folur aq shumë për syfyrin saqë na ka thënë: “Edhe nëse nuk ka asgjë për të ngrënë atëherë të ngriheni për të pirë qoftë edhe një gotë ujë”. Syfyri ka vërtet shumë të mira dhe shumë avantazhe, prandaj myslimanët duhet ta praktikojnë këtë gjë sa më shumë që të munden. Gjithsesi duhet të zbatohen disa rregulla që po nuk i respektuam do të na sillen për keq. Nuk është e thënë që duhet të hamë shumë pak, sepse kjo mund të na dëmtojë, por as që duhet të mbushim jashtëzakonisht shumë stomakun tonë.

Në komentarin e Buhariut, Ibn Haxheri ka përmendur shumë arsye se pse syfyri është i bekuar:

  • Sepse në të ndiqet Suneti.

  • Përmes tij ne e diferencojmë veten nga ehli kitabët, gjë për të cilën thirremi shpesh ta kryejmë.

  • Na jep forcë për të kryer ibadete

  • Promovon më shumë sinqeritet për Ibadetin

  • Ul ndjesinë e të ndjerit keq, që mund të vijë nga mungesa e ushqimit.

  • Syfyri është një kohë ku pranohet lutja

  • Në kohën e Syfyrit është koha më e mirë, ku Allahu përkujtohet dhe ku mund të falemi në namaz.

Këto janë disa prej shumë të mirave që ka syfyri. Disa Sufi janë në dyshim, nëse ngrënia e Syfyrit bie në kundërshtim me agjërimin apo jo. Ata mendojnë se agjërimi është të qëndruarit larg ushqimit, pijes dhe dëshirave seksuale, ndërsa syfyri është kundër kësaj praktike. Sipas mendimit tim, kjo varet nga personat e ndryshëm dhe nga aktiviteti që kryejnë ata. Psh, për ata studentë, të cilët janë në kërkim të dijes, ushqimi i pakët në syfyr e iftar do tu bënte keq atyre. Ndërsa persona të tjerë të cilët nuk kanë punë të rënda, bëjnë mirë që të hanë sa më pak syfyr.

Një herë i dërguari i Allahut u shpreh përsa i përket Xhihadit: ‘Nuk ka asgjë më të mirë se sa të agjëroni kur jeni duke udhëtuar”. Dhe ishte në muajin e Ramazanit, kur disa Sahab ishin duke agjëruar. Allamah Sharani shprehet në Sharh Ikna: “Është kryer një marrëveshje mes nesh, dhe ajo është që ne nuk duhet të mbushim stomakun tonë me shumë ushqim kur të hamë (pra ta mbushim plotë atë), sidomos gjatë muajit të Ramazanit”. Është më mirë që njerëzit të hanë më pak gjatë muajit të Ramazanit se sa tek muajt e tjerë. Pas së gjithës për çfarë shërben Ramazani dhe agjërimi, nëse neve do të hamë shumë në iftar e syfyr? Allahu i madhëruar ka thënë: ‘Kushdo që mbetet i uritur në Ramazan do të shpëtojë nga Shejtani gjatë gjithë vitit, deri në Ramazanin tjetër”.[/vc_cta][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Iftari” tab_id=”1526289503326-7bab705d-1877″][vc_cta h2=”Virtytet e Iftarit” style=”outline” color=”black”]Agjërimin neve na e ka përshkruar dhe na e ka trajtuar me të gjitha hollësitë i Dërguari i Allahut. Këtu do të përpiqemi të përcjellim nja dy fjalë të bekuara të të Dërguarit të Allahut lidhur me rëndësinë e agjërimit, që na kanë arritur neve.

Sipas rrëfimit të Ebu Hurejres (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Allahu ka urdhëruar kështu: “Çdo akt i njeriut është për vetë atë, me përjashtim të agjërimit. Shpërblimin e agjërimit e jap unë, sepse njeriu i braktis ngrënien dhe dëshirat trupore vetëm për mua. Për agjëruesin ka dy çaste të gëzuara. Njëri, kur ha iftarin dhe i dyti, kur bashkohet me Zotin. Kundërmimi i gojës së agjëruesit është pranë Allahut më i këndshëm se aroma e parfumit!”

Po, me këto ndjenja duhet kryer agjërimi! Kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim buron nga uria. Fakti që ditën e kiametit, në lartësinë e Zotit, ky kundërmim do të jetë më i ëmbël, më i këndshëm e më i pastër se ai e qelibarit dhe e parfumit të myshkut, është shprehur nga vetë njeriu më fjalëdrejtë, Profeti ynë. Janë disa aroma të cilat u pëlqejnë engjëjve që janë shpirtra të pastër, ndërsa janë duke kryer detyrën e adhurimit ndaj Allahut. Atyre u pëlqejnë aromat e këndshme, nga aroma e trëndafilit te e luleve të tjera, nga aroma e qelibarit te e myshkut. Në botërat që ne nuk mundemi t’i shohim me sytë e kësaj bote, aromat e mira janë si çelësat që hapin thesaret e fshehta. Edhe kundërmimi i gojës së atij që mban agjërim është njëra nga këto. Kjo është kështu ngaqë agjërimi është një adhurim me përmasa ndërlidhëse mes Allahut dhe robit. Me këtë aspekt të tij, agjërimi duhet trajtuar brenda thellësisë së tij kuptimore, jo thjesht për nga kundërmimi i gojës.

Në një tjetër hadith, të përcjellë nga Ebu Hurejre, Profeti ka thënë: “Çdo gjë ka zekatin e vet. Zekati i kurmit është mbajtja e agjërimit. Mbajtja e agjërimit është gjysma e durimit!”28 Kurse në një vend tjetër, Profeti ka thënë: “Agjërimi është gjysma e durimit, kurse pastërtia, gjysma e besimit.”29
Të durosh për ta bartur në shpinë përgjegjësinë e adhurimit që ta ka ngarkuar Allahu, të mos lëkundesh përballë gjërave të ardhura prej Tij, të mos largohesh nga porta e Tij, ta mbrosh veten e t’i shtrëngosh dhëmbët, etj. përbëjnë gjysmën e besimit. Kurse agjërimi është gjysma e durimit, sepse gjysma tjetër e durimit është shpërndarë në gjëra të tjera. Te agjërimi, nga një aspekt i tij që është ndërprerja e epsheve frymore (egoistike), ka durim ndaj mëkateve, kurse nga një aspekt tjetër i tij që është përballimi i urisë dhe etjes (veçanërisht në mot të nxehtë), ka durim ndaj adhurimit. Kështu, agjërimi përbën një të katërtën e fesë, pra njërin prej katër adhurimeve: namaz, agjërim, zekat dhe haxh, që janë katër baza të mëdha e të rëndësishme. Dhe siç e bëmë të ditur më sipër, te agjërimi ka durim edhe në përballimin e adhurimit, edhe në përballimin dhe frenimin e kërkesave dhe dëshirave, ndjenjave epshore dhe tekave njerëzore.

Çdo punë e bërë për hir të Allahut ka, patjetër, mirësinë (sevabin) e vet. As që mund të mendohet se një punë e bërë për hir të Allahut mbetet pa shpërblim! Por kur vjen fjala për agjërimin, shpërblimi i tij është i pakrahasueshëm. Ebu Umame (r.a.) thotë kështu: “I kërkova të Dërguarit të Allahut të më thotë një punë të domosdoshme për ta bërë. Ai më tha: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Ia përsërita kërkesën për të dytën herë të Dërguarit të Allahut. Dhe ai më tha për të dytën herë: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!” Por unë ia përsërita edhe një herë tjetër kërkesën dhe ai më dha për të tretën herë të njëjtën përgjigje: “Mbaj agjërim, sepse ai s’ka të krahasuar!”30

Në një hadith tjetër, përsëri mbi agjërimin, Profeti ka thënë kështu: “Te Allahu nuk ka adhurim tjetër që të ketë shpërblim sa agjërimi!”31 Kurse në raste të tjera ka thënë: “Cilin ushqim apo pije që ia dëshiron njeriut vetja, t’ia pengojë agjërimi, Zoti ia shpërblen njeriut në xhenet nga frutat dhe burimet e xhenetit!”32 “Në xhenet është një portë nga hyjnë vetëm ata që mbajnë agjërim!”33 “Po qe se ai që agjëron, e siguron ushqimin e vet nga gjërat hallall, nuk i kërkohet llogari në jetën e pasme (ahiret)!”34 “Gjumi i agjëruesit vlerësohet si adhurim, kurse heshtja, si tesbih (madhërim i Zotit). Mirësive dhe adhurimeve të tij u jepet shpërblim shumëfish. Allahu ia pranon lutjet dhe ia fal mëkatet!”35

Ditën e kiametit, agjërimi do të bëjë shefaat, domethënë, do të ndërhyjë për faljen e agjëruesit duke iu lutur Zotit: “O Zot! Unë e pengova atë ditën nga ushqimi dhe kënaqësitë, prandaj pranoma ndërhyrjen për të!” Dhe Zoti do t’ia pranojë agjërimit këtë lutje dhe do t’i japë leje për të ndërhyrë në të mirë të agjëruesit!”36

Agjërimi është njëri nga kushtet e Islamit. Si për të gjitha adhurimet, edhe agjërimin, muslimanët e mbajnë pa menduar për dobitë e tij. Zoti na e thotë këtë kështu në Kur’an: “Unë i krijova xhindet dhe njerëzit vetëm për të më adhuruar mua!”37 Pra, qëllimi i ekzistencës së njeriut është të bëjë adhurim. Shpërblimi i adhurimeve pritet nga Allahu. Fryti i adhurimeve është shpirtëror, pra dobia e tyre do të shihet në jetën e pasme (ahiret). Dobitë materiale që sjellin me vete disa adhurime, kurrsesi s’mund të jenë shkaqe dhe qëllime të atyre adhurimeve. Ndërkaq, po të mbahet parasysh se veprimet për të cilat ka urdhra hyjnorë që të kryhen, janë gjëra të dobishme për njerëzit, kurse veprimet për të cilat ka urdhra hyjnorë që të mos kryhen ose, e thënë ndryshe, të cilat përbëjnë ndalime hyjnore, janë të dëmshme për njerëzit, pra, po të mbahet parasysh kjo, mund të thuhet se mendimi dhe hulumtimi i urtësive të urdhrave dhe ndalimeve hyjnore është një faktor që e forcon besimin. Fundja, dobitë dhe interesat që na vijnë pa i menduar fare pasi t’i kemi kryer adhurimet, janë domosdoshmëri e urtësisë së Allahut që është Hakim, i Urtë! Në propozimet e Tij për ne fshihen shumë e shumë urtësi. Ashtu si për namazin, zekatin dhe haxhin, dobitë që i përfton njeriut në këtë botë, edhe për agjërimin duhen vlerësuar gjithmonë nga kjo perspektivë.[/vc_cta][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Shënime” tab_id=”1526289503585-c6814cda-8557″][vc_cta h2=”Shënime për Muajin e Ramazanit” txt_align=”center” style=”outline” color=”black”]16 Maj 2018  (E Mërkurë) – Dita e parë e Ramazanit

18 Maj 2018 (E Premte) – Dita e Xhuma

25 Maj 2018 (E Premte) – Dita e Xhuma, Hëna e Plotë

29 Maj 2018 (E Martë) – Dita e fitorës në Bedër

01 Qeshor 2018 (E Premte) – Dita e fitorës në Bedër

04 Qeshor 2018 (E Hënë) – I’tikjafi – Dita e çlirimit të Mekës viti 630

06 Qeshor 2018 (E Mërkurë) – Dita më e gjatë e vitit: 15:35 min.

08 Qeshor 2018 (E Xhuma) – Dita e Xhuma

10 Qeshor 2018 (E Diel) – Nata e Kadrit

14 Qeshor 2018 (E Premte) – Nata e Fitër Bajramit[/vc_cta][/vc_tta_section][vc_tta_section title=”Kontribo” tab_id=”1526289503923-d77af94c-8e68″][vc_column_text]

Kontribo edhe ti

“Askush nuk është bërë i varfër duke dhënë ”, është thënia që të paktën njëherë e kemi lexuar apo dëgjuar, e cila na vetëdijeson për vlerën e ndihmës dhënë dikujt apo diçkaje.

Si çdo herë tjetër, edhe këtë vit, para dhe gjatë mujit të Ramazanit, RTV Pendimi kërkon nga ju të nderuar, që ta ndihmoni financiarisht, me qëllim që projektet në rrugë të Allahut të realizohen më lehtë.

Siç tashmë e dini, para dy muajve ne kemi hapur edhe televizion, kështu për të qenë më pranë jush, duke ju ofruar program edukativo-fetar, neve na duhet ndihma juaj, andaj kostoja e shpenzimeve është shumë e lartë për mirëmbajtjen e mediumit tonë .

Andaj secili nga ju që ka mundësi, le të kontribojë, që t’ia dalim së bashku, që të sjellim program të begatë gjatë Ramazanit.
PAK NGA JU, DO TË THOTË SHUMË PËR NE!

Mund të kontribuoni nëpërmjet llogarisë bankare:

Emri: Radio Pendimi

Emri i bankës: Volksbank Linz

IBAN: AT744480042614830000

Bic Swift Code: VBWEAT2WXXX



[/vc_column_text][/vc_tta_section][/vc_tta_tabs][/penci_column][penci_column width=”1/3″ order=”2″][vc_raw_html]JTNDZGl2JTIwY2xhc3MlM0QlMjJibG9jay10aXRsZSUyMiUzRSUwQSUyMCUyMCUzQ2g0JTNFJTIwTXVhamklMjBpJTIwUmFtYXphbml0JTIwbWUlMjBSVFYlMjBQZW5kaW1pbiUyMCUzQyUyRmg0JTNFJTBBJTNDJTJGZGl2JTNF[/vc_raw_html][vc_btn title=”Koha e Syfyri 02:38″ style=”outline” shape=”square” color=”info” align=”center” i_icon_fontawesome=”fa fa-clock-o” button_block=”true” add_icon=”true”][vc_btn title=”Koha e Iftari 20:16″ style=”outline” color=”green” align=”center” i_icon_fontawesome=”fa fa-clock-o” button_block=”true” add_icon=”true”][vc_custom_heading text=”Duaja e Iftarit:
O Allah, për Ty agjërova, Ty të bësoj, në Ty mbështetem, dhe me begatitë Tua po bëj iftarë!:" font_container="tag:h4|text_align:center" google_fonts="font_family:Lobster%3Aregular|font_style:400%20regular%3A400%3Anormal"][vc_empty_space][vc_custom_heading text="Hadithi i Ditës:
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen portat e qiellit dhe mbyllen portat e Xhehenemit si edhe lidhen shejtanët në pranga." font_container="tag:h4|text_align:center" google_fonts="font_family:Lobster%3Aregular|font_style:400%20regular%3A400%3Anormal"][vc_empty_space][vc_cta h2="Shënime për Muajin eRamazanit“” txt_align=”center” style=”outline” color=”black”]16 Maj 2018 (E Mërkurë) – Hëna e re, Dita e parë e Ramazanit[/vc_cta][vc_custom_heading text=”Sadekatul-Fitri:
Është më së miri të jepet nga Nata e madhe e Kadrit, e deri në mbrëmjen e Natës së Bajramit.” font_container=”tag:h4|text_align:center” google_fonts=”font_family:Lobster%3Aregular|font_style:400%20regular%3A400%3Anormal”][vc_empty_space][vc_cta h2=”Dita e fitër bajramit” shape=”square” style=”outline” color=”black”]Dita e parë e Fitër Bajramit, e premte 15 qeshor 2018

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 5:34[/vc_cta][/penci_column][/penci_container][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_text_separator title=”© RTV Pendimi – Muaji i Ramazanit 2018/ 1439 h.” align=”align_right”][/vc_column][/vc_row]