Gullash në mënyrën shqiptare

300-400 gr
Mish i prerë në copa të vogla
2
Qepë
Pak hudhër të grirë
3
Lugë miell
1
Domate e qëruar dhe grirë
Vegetë
Kripë
Piper të zi

Mishin e prerë në kube e marinojmë në të gjitha erëzat dhe me pak miell.

E lëmë të rrijë për pak kohë. Ndërkohë e grijmë domaten dhe qepën.

Në tiganin me vaj e shtojmë qepën dhe hudhrën për kavërdisje. Ia shtojmë mishin kur qepa të jetë relativisht e skuqur. E skuqim edhe mishin e marinuar më herët.

Kur mishi të marrë ngjyrë në të gjitha anët, ia shtojmë domaten e grirë.

E lëmë të fërgohet, derisa lëngu i domates të trashet dhe mishi të piqet tërësisht. Gullashi shërbehet me pure, pilaf etj.