Aplikacioni i njohur për biseda, WhatsApp, ka rënë nga sistemi.
Sipas raportimeve, aplikacioni i njohur nuk po lejon që të dërgohen e as të pranohen mesazhet.
Shumë përdorues nga e gjithë bota janë ankuar në problemet e orëve të fundit.
Problemin me aplikacion e ka konfirmuar edhe webfaqja “Down Detector”.