Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë!

11 Mënyra për të inkurajuar fëmjën tuaj të jetë aktiv çdo ditë

Vetëm 1 në 3 fëmijë janë aktiv çdo ditë. Fëmijët dhe adoleshentët mesatarisht shpenzojnë 7 orë në ditë para televiziorit, kompjuterit, në telefon, dhe pajisje tjera elektronike për tu argëtuar. Rreth 1 nga 3 fëmijë në botë vuajnë ose nga mbipesha ose nga obeziteti (trashësia e tepruar). Adoleshentët në mbipeshë kanë 70% gjasa që kur të rriten të vazhdojnë të vuajnë nga mbipesha ose obeziteti. Prindërit luajnë rol kyç për të ndihmuar fëmijët e tyre të jenë më shumë aktivë fizikisht.

 

Këtu mund ti gjeni 11 mënyra për të filluar:

  1. Flisni me doktorin e fëmijës tuaj. Doktori mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të kuptojë se për çfarë ështëi rëndësishëm aktiviteti fizik. Ai mund t’ia sugjerojë edhe ndonjë sport ose aktivitet të përshtatshëm për të.
  2. Gjeni një aktivitet të këndshëm. Ndihmoni fëmiun tuaj të gjejë një aktivitet i cili do i duket argëtues. Ai aktivitet i cili i pëlqen më shumë, me atë do të vazhdojë të merret. Përfshijeni tërë familjen. Është një mënyrë shumë e mirë për të kaluar kohën së bashku.
  3. Zgjedhni një aktivitet që është i përshtatshëm për tu zhvilluar. P.sh. një fëmijë 7 ose 8 vjeç nuk është gati për të ngritur pesha ose për të vrapuar 3 kilometra, por futbolli, ngasja e biçikletës dhe noti janë aktivitete të përshtatshme.
  4. Planifikoni më përpara. Sigurohuni që fëmijët të kenë kohë për ushtrime.
  5. Ofroni një mjedis të sigurtë. Sigurohuni që pajisjet dhe vendi ku fëmijët tuaj do merren me sport apo aktivitet me të cilat do merren të jenë të parrezikshme. Sigurohuni që rrobat e tyre të jenë të rehatshme dhe të përshtatshme për të zhvilluar aktivitetin.
  6. Ofroni atyre lojëra aktive. Fëmijët e vegjël zakonisht kanë dëshirë të luajnë me topa, litarë për të kërcyer dhe lojëra të tjera aktive.
  7. Bëhuni model i tyre. Fëmijët të cilët i shohin prindërit e tyre duke u kënaqur me sporte dhe aktivitete fizike përpiqen t’i bëjnë edhe vetë. Jepuni atyre përshtypjen se sportet nuk janë të mundimshme por argëtuese.
  8. Luani me fëmijën tuaj. Ndihmojeni atë të mësojë një sport të ri.
  9. Fikeni TV-n. Kufizojani kohën para televizorit ose kompjuterit. Fëmijëve u rekomandohet të mos rrinë më shumë se 1 apo 2 orë në ditë para ekraneve, duke përfshirë televizorin, videot, kompjuterët, dhe video lojërat. Shfrytëzojeni kohën e lirë për më shumë aktivitete fizike.
  10. Ndani kohë për ushtrime. Disa fëmijë janë të mbingarkuar me detyrat e

shtëpisë, mësimet e muzikës, dhe aktivitete tjera josportive me të cilat ata merren, çka ndikon pastaj që ata të mos kenë më kohë për ushtrime. Detyrat pa dyshim janë shumë të rëndësishme por stresi i tepruar është i dëmshëm për shëndetin e fëmijës tuaj. Lejoni atë të shlodhet me aktivitete fizike. Edhe truri qëdron më i freskët kështu.

  1. Mos e teproni me ushtrime. Kur fëmija juaj është gati për të filluar, is kujtoni

asaj/atij që trupi i saj/tij është gati. Ushtrimet dhe aktivitetet fizike nuk duhet të

dhembin.