Aeroplani i parë solar, i cili është i projektuar të fluturojë edhe në stratosferë, me sukses të premten kaloi testin e parë në lartësi të vogla në Zvicër.
“SolarStratos” lëshoi bazën në ora 8.00 të mëngjesit dhe është testuar nga piloti, thuhet në komunikatën e udhëheqësit të projektit. “Piloti ka kryer fluturimin 7 minuta në lartësi 300 metra para se të kthehej në bazë. Prototipi i parë ishte pa gabime”, thuhet më tej në komunikatë.
“SolarStratos” është aeroplani i parë solar, i paraparë të fluturojë deri në 25 mijë metra dhe të hyjë në stratosferë, që është e pamundur të bëhet me aeroplan klasik.
Aeroplani është i gjatë 8,5 metra, me krahë prej 24,8 metra dhe peshon 450 kilogramë. Ai ka 22 metra katrorë të panelit solar, të cilët mundësojnë mbushjen e pandërprerë të baterisë.
Aventuristi zviceran Rafael Domzhan, i cili është iniciator i projektit, shpreson se do të kryejë fluturimin e parë në stratosferë gjatë vitit 2018. Fluturimi deri në stratosferë do të zgjasë rreth pesë orë: dy orë e gjysmë ngritje, 20 minuta qëndrim në mes të yjeve dhe pastaj tri orë kthim në Tokë.