STAMBOLL (AA) – Në panairin e 13-të ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes “IDEF 2017” ku prezantohen shumë prodhime të zhvilluara në kohët e fundit në industrinë e mbrojtjes është prezantuar për herë të parë prototipi i tankut të klasës së peshës së mesme të cilin FNSS e ka zhvilluar me partnerin e saj indonezian, raporton Anadolu Agency (AA).
FNSS një prej prodhuesve kryesorë të sistemeve tokësore të industrisë së mbrojtjes në panair kryen edhe lançimin e automjeteve të reja por edhe prezantimin e zhvillimeve të fundit ku kanë arritur platformat e reja.
Tanku KAPLAN MT (tigër MT) i klasës së peshës së mesme të cilin FNSS e ka zhvilluar me një punë të përbashkët me partnerin e saj indonezian kompaninë PT Pindad, ndodhet përballë vizitorëve në IDEF 2017 i gatshëm për testimet.
KAPLAN MT, përgatitet që të marrë vendin si një lojtar i fuqishëm me aftësitë e ndishme të zjarrit të drejtpërdrejt, me alternativat e gjera të minucioneve, si dhe se me aftësinë e lëvizshmëri së lartë taktike dhe strategjike.
Mjeti ka të integruar një top Cockerill 105 mm me presion të lartë dhe me një kullë e cila ka një mbushës automatik të zhvilluar CMI Cockerill 3105. Në saj të kësaj kulle KAPLAN MT pavarësisht peshës së ulët arrin në një fuqi të lartë shkatërruese.
Ndërsa pjesa e brendshme e automjetit krahas ergonometrisë së ekuipazhit dhe kushteve taktike, ai është projektuar duke patur parasysh me kujdes edhe kushtet me të cilat mund të përballet gjatë luftimit si drejtimi, shkrepja e armës dhe ngarkimi dhe nxjerrja e municionit.
Ndërsa projektimi special i ndenjëses së drejtuesit siguron që drejtuesi të ketë një hapësirë të majftueshme pamore dhe të arrijë të gjitha pajisjet brenda kabinës. Tek KAPLAN MT ndodhet edhe sistemi i paralajmërimit me lazer dhe sistemi drejtues luftarak i cili siguron ndërgjegjësim taktik në komandimin e mjetit.
Në klasën e tij KAPLAN MT, ka një mbrojtje në nivelin më të lartë balistik dhe prej minave si dhe i njeh mundësinë përdoruesit që të japë një kundërpërgjigje të shpejtë me forcën e zjarrit të mjaftueshëm, në një kohë të shkurtër kundër kërcënimeve në fushëbetejë.
“Një mjet shumë special”
Drejtori i përgjithshëm i FNSS Nail Kurt në lidhje me vlerësimin e KAPLAN MT ai ka tërhequr vëmendjen për aftësitë e mjetit dhe modelin e zhvilluar.
Duke vënë në dukje se KAPLAN MT është një mjet shumë special Kurt, ka theksuar se “në fazat e ardhshme të projektit kur të tregojmë performancën në hapësirë të mjetit do të prezantohet edhe më qartë efektiviteti i këtij projektimi”.
“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi zhvilluar këtë mjet me parterët tanë indonezianë. FNSS që prej vitesh zbaton me sukses modelet e bashkëpunimit të ndyshëm. Në Malajzi me partnerin tonë po kryejmë projektin DEFTECH me AV8. Nëpërmjet kompanisë sonë me sipërmarrje të përbashkët FNSS ME në Arabinë Saudite po menaxojmë një fabrikë të shtetit. Ndërsa në Indonezi po zhvillojmë një model të ndryshëm, një produkt të përbashkët. FNSS me teknologjinë dhe përvojën që ka është e gatshme të punojë në modele të ndryshme me vendet mike dhe aleate”, tha Kurt.