Sistemi operativ i Samsungut për orët tejkalon atë të Google

Samsungu në kohët e fundit është fokusuar në përforcimin e sistemit të saj operativ Tizen për orët e mençura dhe puna tani po u shpërblehet.

Sipas një raporti, Tizen OS është më popullor se Android Wear për pjesën e parë të vitit 2017.

Tizeni ka 19 për qind në tregun e orëve të mençura, derisa Android Wear ka 18 për qind.

Orët e mençura të Apple janë më populloret deri më tani me përfitime deri në 57 për qind për pjesën e parë të këtij viti.

Image