Telefonat e mençur me bateri të cilat mbushen plotësisht brenda pesë minutash mund të dalin në shitje qysh nga viti i ardhshëm.
Një teknologji e tillë së pari herë është prezantuar para dy vitesh, kur StoreDot nga Izraeli prezantoi FlashBattery në panairin në Las Vegas, transmeton kp.
Drejtori ekzekutiv i Stordot, Doron Majersdorf, tha për BBC se prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cilët prodhues janë paraqitur për përdorimin e kësaj teknologjie.
Bateria, e cila mbushet për pesë minuta, është e krijuar nga nano-materiali, të cilin e karakterizojnë struktura jashtëzakonisht të vogla.