Gjatë verës është e vështirë të sigurojmë gjithmonë një ambient të freskët për fëmijët, ndaj për t’i mbrojtur nga dielli shpesh prindërit përpiqen t’u krijojnë hije fëmijëve duke i mbuluar ata vetë apo karrocën me çarçafë apo napa të holla.
Ky veprim mund t’i marrë jetën fëmijes pasi temperatura në brendësi të karrocës ka tendencë të jetë me e lartë se ambient jashtë dhe duke i hedhur edhe çarçafin (sado i hollë të jetë ai) ju do ta rrisni edhe më shumë temperaturën, duke rrezikuar kështu që fëmija të preket nga SIDS (sindroma e vdekjes së papritur të laktantit në gjumë).
Doktor Svante Norgen, një pediatër suedez ka bërë një studim në një spital të Stokholmit në lidhje me këtë problem. Nëse bëhet shumë nxehtë fëmija i vogël mund të mendojë se ndodhet sërish brenda barkut të nënës dhe për pasojë do të ndalojë së marri frymë.
Në lidhje me vërtetimin e kësaj teorie është bërë edhe një test. Studiuesit kanë vendosur një karrocë në një ambient të jashtëm nga ora 11:30-13:00 në një temperaturë 22 gradë. Pasi karroca u mbulua me një carcaf shumë të hollë temperatura shkoi në 34 gradë. Bëhet fjalë për një rritje shumë të madhe temperature sidomos për një fëmijë të vogël i cili nuk është në gjendje të rregullojë temeraturën trupore aq mirë sa një person i rritur.