GJËRAT QË NUK E PRISHIN DHE GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN

GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJERIMIN
—————————–
1-nuk prishet agjërimi,nëse hamë ose pimë me harresë.

2-Nëse ,lajmë trupin

3-Nëse, nxjerrim dhëmbë

4-Nëse ,marim gjelpërë

5-Nëse, japim gjak

6-Nëse ,vjellim vetvetiu, duke mos e
nxitur me të futur gishtat në gojë

7-Nëse, kur zgjohemi nga gjumi kemi
nevojë të marim gusull (të lajmë
trupin)

8-Nëse ,i lajmë dhëmbët ,por kjo nuk
preferohet pas ikindisë,pasiqë era e
shkrumit të buzëve të agjëruesit ,
është më e dashur tek Zoti,se era e
parfumit

9-Nëse, puthim fëmijtë ,ose dikend
tjetër, por të mos jetë puthje me
epsh

10-Nëse detyrueshëm , gjendemi në
vende ku zihen gjellëra,dhe pa
dashje nuhatim avullin e tyre
11- Nëse, e kemi pa tjetër,të qëndrojmë
aty ku pihet duhan,dhe pa dashje
nuhatim tymin e duhanit.

O Zoti ynë,me gjithë mangësitë që kemi,Agjërimin tonë na e prano,
gjërat që s’i dimë na i mëso.

GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN ———————————–
Agjërimi prishet:
1-Nëse agjëruesi,han,ose pin me qëllim dhe pa ndonjë arsye.

2-Prishet agjërimi nëse agjëruesi bënë kontakt intim me bashkëshorten.

Nëse dikush bën ndonjë nga këta tri gjëra,agjërimi i tij prishet dhe njeriu obligohet,që pas Ramazanit të agjëron dy muaj pa ndërpre,plus një ditë si kompensim për ditën që e ka prishur.

3-Njashtu agjërimi prishet,nëse dikush han ose pin gabimisht.psh.kujton se ka koh imsaku por pastaj kupton se ka ngrënë pasi ka hyrë koha e imsakut.
Ose,ka kujtua se ka hyrë koha e iftarit por në fakt ka bërë iftarë para kohe.

4-Poashtu prishet agjërimi,nëse dikush ndihet keq dhe i fut gishtat në gojë për të vjellur, në këtë rast agjërimi prishet.

5–Prishet agjërimi nëse njeriu mer infuzion.
Për rastin 3-4 dhe 5 duhet agjëruar vetëm një ditë si kompensim për ditën që e ka prishur.

Allahu na ndihmoftë,dhe Ibadetet na i pranoftë.

Shkruar nga Hoxha Zekerija Bajrami, përcjellë Radio Pendimi.