Teknologjia po avancon me hapa galopantë dhe se shumë shpejt ne do të udhëtojmë në avionë pa pilotë, të cilët do të kenë qendrën e tyre dhe do të kontrollohen nga toka.
Kompania “Boeing” ka zbuluar planet e saj për të zhvilluar avionët që fluturojnë në mënyrë të telekomanduar dhe synon të testojë teknologjinë e re vitin e ardhshëm.
Ideja e udhëtimit ajror në një aeroplan autonom duket tmerruese, por, për momentin, ka avionë që mund të ngrihen në ajër në mënyrë të telekomanduar.
Numri i pilotëve të nevojshëm në fluturime gjithashtu ka rënë nga tre në dy vitet e fundit. Avionët pa pilotë do të ndihmonin në adresimin e mungesës së pilotëve vitet e ardhshme.