Vetura e mbyllur dhe e parkuar në diell mund të jetë burim i një rrezikut të papritur. Në fakt, nëse është temperatura 30gradë, në veturë e arrin deri 45.
Në muajt e verës kjo temperaturë mund të arrijë edhe deri 70 gradë celsius.
Në raste të tilla nuk është mirë të pini ujin që ka mbetur në shishe brenda veturës. Studimet tregojnë se gjatë ngrohjes, shishet e lëshojnë kemikatin bisfenol A, i cili shkakton çekuilibër hormonal dhe lidhet me shumë sëmundjet si mbipesha dhe diabeti.
Në temperatura të larta paketimi prej plastike shkakton lirimin e metalit antimon, si cili po ashtu është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.