Dobitë e ananasit
Ananasi shpesh shihet thjesht si një nga frutat më të shijshëm tropikal, pasi karakterizohet nga shija e ëmbël dhe përzierja e butësisë me të fortën. Përdorim të shpeshtë gjen edhe tek pijet, sidomos kokteilet jo-alkolike. Por, ananasi është shumë më tepër sa kaq.
I pasur me vitamina, ky frutë sjell shumë të mira për organizmin. Është koha ta shihni me tjetër sy këtë produkt tradicional të Hawait, që përpos pamjes së këndshme, bën që trupit tonë t’i qëndrojnë larg faktorë të jashtëm dëmtues.
Lexoni listën e mëposhtme, e do të shihni se do të blini vetëm ananas, herën tjetër që do dilni për pazar:
1.I pasur me vitaminë C, e cila mbron organizmin nga infeksionet dhe inflamacionit.
2.Ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt.
3.Rol kyç në tretjen e ushqimit e reduktimin e fryrjes pas konsumit të vaktit.
4.Parandalon dobësimin e shikimit, si rezultat i përmbajtjes së antioksidantëve.
5.Bën që kockat të forcohen akoma dhe më shumë.