DASHURIA E PRINDIT NDAJ FËMIUT

Në kohën e h.Omerit ishte një djalosh që shum i bënte hizmet babës së tij.
Saqë para se të milte deven ia freskonte gjintë me ujë të ftoftë pastaj e milte atë,që i ati ta pinë qumështin të freskët.
Djali shkoj ushtarë,plakut i mungonte shumë,një ditë, ai shkoi tek Omeri r.a. dhe e luti atë që t’a lironë djalin nga shërbimi ushtarak,ngase kishte nevoj për hizmetin e tij,pasi i tregoi se si ai vepronte për ta furnizuar babanë me qumësht të freskët.
Omeri urdhëroi që djali të vjenë sa më shpejtë në Medine.
Kur kuptoi se djali i është afëruar Medines. Dërgoi njē njeri që ta sjellë plakun tek ai.
Omeri duke mos i treguar të atit se djali ka arritur,e urdhëroi djalin që të milte deven ashtu sic bënte ai më parë.Pasi djali e meli deven,Omeri e mori qumështin dhe ia dha plakut që të pin.
Por ai sa e ofroi enën që të pin qumësht u ndalë, iu mbushën sytë me lotë dha tha: o udhëheqës i Muslimanëve,këti qumështit i vjenë era djalit tim.
Kur e dëgjoi Omeri këtë u habit,dhe filloi të qanë bashkë me njeriun,i cili duke mos e ditur se djali i tij e kishte melur deven,tha qumështit i vjenë era dajalit tim.
Kur dhembshuria e babës është kaq e madhe,po e nënës,mos vet.
Kujdes me prindërit o ju që i keni gjallë ata.

Shkruar nga Hoxha Zekerija Bajrami.