Allahu i madhëruar në kaptinën El-Hadid (Hekuri) thotë: “Ne e kemi zbritur hekurin që në të ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit” (57:25)
Shkencëtarët thonë që hekuri nuk është krijuar nga brendësia e tokës sikur metalet tjera, porse ka zbritur nga qielli kur është formuar Toka!
I habitshëm është fakti se hekuri nuk është krijuar as në sistemin tonë diellor, por jashtë tij!
Për krijimin e hekurit nevojitet një forcë e cila nuk ekziston në Tokë e as në sistemin diellor!
Mjafton të dimë se lidhja e nevojshme atomike për të krijuar molekulat e hekurit kërkon një temperaturë të përllogaritur 5 miliardë gradë!
Kjo temperaturë është e paarritshme madje edhe në vetë Diellin, ngase në sipërfaqen e tij temperatura arrin 6 mijë gradë ndërsa në qendrën e tij 1 milion!
Pesha molekulare e hekurit është 57, që është numri rendor i kaptinës “Hekuri” në Kuran, ndërsa numri i molekulave është 25, që është numri i ajetit brenda kaptinës.
Nuk është e mundur që krejt kjo përputhje të jetë rastësi.
Bërthama e Tokës është nga hekuri në masë të madhs dhe prania e tij këtu i jep Tokës fushën magnetike nëpërmjet së cilës ruan mbështjellësin ajror si dhe e mbron nga rrezet ultraviolete që vijnë nga dielli. Pa këtë do përfundonte jeta në tokë.
Gjithashtu është mbresëlënëse se kaptina El-Hadid (Hekuri) gjendet në zemër të Kuranit (është kaptina 57 prej gjithsej 114 kaptinave) ashtu sikur hekuri që gjendet në zemër (bërthamë) të globit.
I madhëruar është Allahu!