TË MARRISH VENDIM ËSHTË GJË DHE TË VEPROSH ËSHTË GJË TJETËR

Në një nga universitetet profesori i pyeti nxënësit e tij dhe ju tha: ‘Nëse mbi një dru janë katër zogj dhe tri prej tyre vendosin të fluturojnë, sa zogj mbeten mbi dru?!

Të gjithë njëzëri u përgjigjën ‘një’, përveç njërit i cili i kundërshtoi të gjithë dhe tha se zogjtë e mbetur janë katër! Të tjerët mbetën të habitur nga përgjigja e tij!

Profesori e pyeti se si arriti deri në këtë rezultat?

Ti thave se ato ‘vendosën’ dhe nuk thave ‘fluturuan’, dhe marrja e vendimit nuk nënkupton zbatimin e vendimit – u përgjigj nxënësi!

Dhe me të vërtetë përgjigja ishte e saktë!
————————————————————–

Ky rrëfim ta përshkruan shkurtimisht jetën e disa personave!

Në jetën e tyre gjen shumë fjalë të mira dhe pretendime, i sheh të sillen si yje nëpër mexhlise dhe në mesin e shokëve të tyre, mirëpo në jetën e tyre reale nuk janë të tillë.

Shumica janë ata që flasin, por pak janë ata që veprojnë!

‘Të marrish vendim’ është gjë dhe ‘të veprosh’ është gjë tjetër.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU