MOS U DORZO EDHE PAS NJËQINTËS HERË

Ebu hanife ishte në burg,kur erdhi dita e Xhuma ai u pregatit dhe u nis për në Xhami që të falë namazin e Xhumasë.
Mirëpo roja te dera deshti ta ndalë por Ebu hanife nuk ndalej.
Ai thirri policët dhe ata i thanë se s’mund të del nga burgu.Mirëpo Ebu Hanife nuk ndalej,ata e rrahën dhe ati i iku Xhumaja.
Kur erdhi Xhumaja tjetër Ebu hanife veproi si më parë,policët përseri e rrahën.
Kështu ndodhi edhe të Xhumanë e tretë.Roja e lajmëroi kryeshefin e burgut dhe ai i tha:mos u mundo më kot se cdoherë do të rrehesh dhe do të kthehesh në burg.
Ebu hanife tha:unë do të provoj për cdo Xhuma,ngase Allahu xh.sh.në ditën e gjykimit do t’më thotë:atë ditë që ti ske provua të shkosh,mu atë ditë ka pas gjasa të të lirojnë të falish Xhumanë.
Kur kryeshefi i dëgjoi këto fjelë tha: shko fale Xhumanë,dhe iu tha rojës që më kur të mos e pengojnë.
Të nderuar ne në shum raste dorëzohemi,dhe themi: e kam provuar 100 herë dhe më e kam lënë.por nuk dihet se në të njëqind e njejtën herë mund të jetë suksesi.

Shkruar nga hoxha Zekerija Bajrami.