Kur temperaturat rriten, edhe aktivitet më banale bëhen të lodhshme në qoftë se nuk disponon një kondicioner (ose nuk do ta përdorësh). Por mjaftojnë disa truke të thjeshta për të kthyer energji në pesë minuta.
Vendos akull para ventilatorit
Ventilatori nuk ftoh në të vërtetë ajrin, por rreh në lëkurë, duke ndihmuar djersën të zhduket dhe duke ulur temperaturën trupore. Por në qoftë se dyfishon akullin para të njëjtit ventilator, ajri do të fryjë në akull, duke ftohur ambjentin dhe duke dhënë një freskim të shpejtë dhe imediat.
Lani pulset e dorës
Kur bën nxehtë, një dush i ftohtë është padyshim një ilaç shumë i mirë. “por edhe të lash pulset ose pika të tjera të pulsit arterial me ujë të ftohtë mund të jetë gjithashtu efikase – nënvizon Donald DeBlock, infermier pranë Rutgers University Health Services të Neëark, në sitin Prevention, sepse në këto zona enët e gjakut arterial janë më afër sipërfaqes së lëkurës, kështu që ftohini sepse do të ftohet edhe fluksi i gjakut duke ulur temperaturën e trupit”. Një zgjidhje për t’u zbatuar edhe në darkë, para se të shkosh në shtrat, kur lagështia është e tillë që të biesh në gjumë rezulton jashtëzakonisht e vështirë.
Të përdorësh vaj esencial në karamele me mente
Siç shpjegon nutricionistja Elisah Tashjian në blogun The Wholesome Foodie, “karamelja mente përmban mente që stimulon receptorët e ftohjes, kështu që të aplikosh një pikë vaj esencial kokosi në pjesën e pasme të qafës do të japë një ndjesi freskie të menjëhershme dhe duke ulur temperaturën trupore”. Sikur të mos mjaftonte, aroma freskuese ndihmon të ngrihesh.
Hani fruta dhe perime
Disa herë, kur bën me të vërtetë nxehtë, nuk ke dëshirë të hash asgjë, por për të mos pasur një kolaps energjie është e rëndësishme të kesh nëpër duar ushqime të pasura me vlera ushqyese dhe ujë, të konsumoni gjatë gjithë kohës, për shembull shalqi, selino, portokall, speca jeshile. “Sekreti është të ndeshesh me proteina, – sugjeron Tashjian, – kështu për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e glukozës”.
Të hash ushqime pikante
Mund të duket pa kuptim të konsumosh ushqime që provokojnë një shpërthim kalorish, duke parë që jashtë bën kaq nxehtë, por në të vërtetë nuk është kështu. “Ushqimet pikante si kerri dhe speci djegës stimulojnë receptorët e nxehtësisë në gojë, i cili rrit qarkullimin dhe favorizon djersitjen, duke ndihmuar këhtu organizmin të ftohet , vëren DeBlock
Mbani kremërat në frigorifer
Gjatë muajve më të nxehtë, do të ishte e aryeshme të mbash disa produkte bukurie në frigorifer, kështu duke i dhënë një gjallëri fytyrës dhe trupit në cdo aplikim.
Të riintegrosh elektrolitet
Një zbulim i publikuar në 2012 në Journal of Nutrition ka treguar që një dehidrim i lehtë mund të ndikojë negativisht në humor dhe ta bëjë më të vështirë edhe kryerjen e detyrave edhe më banale. Zakonisht, uji është zgjidhja më e mirë për të qëndruar të hidratuar dhe lejon funksionimin në rregull të organeve dhe celulave, “por kur bën vërtetë nxehtë, mund të zgjidhni pijet që ndihmojnë të ekuilibrosh nivelin e elektroliteve, në mënyrë të vecantë të sodiumit , që janë humbur me djersitjen, tregon doktor Trifun Dimitrijeski, i Detroit Receiving Hospital. Në fakt kush dëshiron një zgjidhje më natyrale (dhe më pak kalorike) mund të marr në konsideratë lëng kokosi: një studim në fakt ka treguar që pasuritë e ndryshme të sodiumit, ka një hidratim efikas të barabartë me atë të pijeve tradicionale.
Të marrësh një pauzë ( zakonisht një ushtrim fizik)
Kur ndiheni jashtë fazës, të bësh një ushtrim fizik normalisht të ndihmon sepse pompohet në qarqe gjaku. Po në qoftë se bën shumë nxehtë dhe ka një shkallë lagështie në yje, aktivitete si vrapimi dhe ngarja e bicikletës mund të reduktojnë më tej energjinë dhe të bëhen të rrezikshme. “Në raste të tilla, mund të bëhen ushtrime joga për të rekuperuar energji pa një sforcim të tepërt fizik”, sugjeron Dimitijevski. Por në qoftë se trajnimi ditor është shumë i madh, ju leverdis të siguroheni që palestra të ketë ajër të kondicionuar ose të punoni në bodrum (në qoftë se keni një) ku në përgjithësi bën më freskët se në pjesën tjetër të shtëpisë.