Lakra turshi (Rasoj)

2 1/2 filxhanë çaji
kripë
10 l
ujë
4-5
gjethe selino
kopër
4 gota
uthull ose 1/2 gote acid acetik

 

Më parë përgatitet lëngu.  10 litra ujë kombinohen 2 1/2 filxhanë çaji me kripë.  Zihet uji dhe lihet të qëndrojë 12 orë.

Zgjidhen lakra të ngjeshura të bardha, u hiqen gjethet jeshile, koçani i tepërt, lihen të tëra ose ndahen përgjysmë.

Në një fuçi druri, balte ose qelqi shtrohen gjethe lakre, vendosen kokat e lakrës të ngjeshura njëra pranë tjetrës, hidhen gjethe selinoje e kopër, dhe sipër gjethe lakre.

Vihet një kapak prej dërrase me një peshë të rëndë (gur të pastër) pastaj hidhet lëngu me kripë dhe uthull ose më mirë pak acid acetik.

Mbulohet sipër me kapak të pastër, lidhet gryka e enës dhe lihet 8-10 ditë.

Herë pas here i hiqet shtresa që krijohet në sipërfaqe dhe pas 10-12 ditësh i kullohet lëngu një ditë po, një ditë jo dhe i hidhet përsëri sipër.

Lëngu sipër lakrës duhet të jetë rreth 10 cm. Lakra është gati pas 20 ditësh dhe ruhet në vende të freskëta.

Sipas dëshirës, gjatë përgatitjes së saj mund t’i shtohen karrota ose panxharë. Në disa krahina të vendit tonë lakrës turshi i hedhin edhe speca.