Ndjenja e fryrjes, jashtëqitja e fortë, dhembjet dhe mundimet me rastin e zbrazjes së zorrëve, tregojnë se diçka nuk është ne rregull me tret jen.
Ja se çfarë mund të bëni që të mund t’i shmangeni dhe ta pengoni kapsllëkun.
Një nga problemet më të shpeshta të tretjes është kapsllëku. Stresi, ushqimi jo i rregullt dhe i pasur me karbohidrate, me pak celulozë, janë vetëm disa nga shkaktarët e kapsllëkut ose të obstipacionit.
Kjo shprehet me zvogëlimin e numrit të jashtëqitjeve, të cilat janë shpesh edhe të forta, si dhe me fryrje.Nga konstipacioni vuan çdo i treti njeri, më shpesh gratë, ndërsa problemi rritet me shtimin e moshës.
Personat që kanë jashtëqitje jo të rregullt, shpesh ndihen të lodhur dhe jo mirë, sepse organizmi nuk ka sukses të lirohet nga toksinat që ndalen në zorrë. Komplikimet më të shpeshta janë ndjenja e peshës, fryrja dhe dhembjet në bark.
Shkaktarët më të shpeshtë të obstipacionit janë:
- Ushqimi pa fibra natyrale.
- Pasiviteti fizik, që ndodh tek personat të cilët për shkak të natyrës së punës pjesën më të madhe të ditës e kalojnë ulur
- Stresi dhe tendosja
- Udhëtimet e shpeshta
- Përdorimi i disa ilaçeve
- Mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër
- Obstipacioni mund të jetë i shkaktuar edhe nga faktorë psikikë (ankthi, depresioni, marrëdhëniet e vështirësuara shoqërore); këtë e kanë vërtetuar shumë hulumtime.