Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë nuk është mënyra e duhur.
Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza e para-gjumit, kërkon impenjimin e saj.
Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës.
Më poshtë do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:
- Leximi i një libri
- Të listuarit e aktivitetit të së nesërmes
- Të kaluarit më shumë kohë me familjen
- Reflektimi mbi ditën në mbarim e sipër
- Planifikimi i orëve të gjumit
- Shkëputja totale e gjithçkaje që mban në kontakt me punën
- Të vënit kokën në jastëk vetëm me mendime pozitive
- Të përfytyruarit e suksesit të së nesërmes.