DASHURIA E NËNËS PËR FËMIJËN

Pata një zënkë me nënën time aq sa erdhi puna deri tek ngritja e zërit. Meqë kisha disa fletë në duar, i hodha për tavoline të punës dhe u drejtova në dhomën time të fjetjes. E kam këtë shprehi që kur më mundon diç, shkoj dhe mbyllem në të.
Të nesërmen, u zgjova herët dhe mora rrugën për në Universitet, por rrugës më ngacmonte ndërgjegjja se si mund t’ia lejoj vetes sime një gjë të tillë. E nxora telefonin dhe ia shkrova një letër:
“Sot mësova se shputat e këmbës së njeriut janë më të buta se pjesa e epërme e saj, andaj, oj nëna ime e shtrenjtë, a do të më lejonte madhëria juaj që të bindem edhe praktikisht për këtë teori, duke i puthur me buzët e mia!”
E futa telefonin në xhep dhe vazhdova rrugën.
Kur u ktheva në shtëpi, e gjeta nën tek më priste në dhomën e pritjes ndërsa në fytyrën e saj shiheshin gëzimi dhe lotët.
“Nuk do të lejoj ta vërtetosh teorinë tënde, për shkak se unë e kam vërtetuar atë kur ti ke qenë i vogël” – më tha nëna.
Përshtati në shqip: Sedat Islami