1/2 kg
|
petë të gatshme
|
400 gr
|
djathë
|
3
|
vezë
|
4
|
lugë miell
|
tharm i freskët
|
|
300 ml
|
qumësht
|
150 ml
|
vaj
|
Kripë
|
|
piper i zi
|
Në enë të thellë e vëmë tharmin dhe qumështin dhe përziejmë me lugë. E shtojmë miellin dhe vajin dhe vazhdojmë ta përziejmë.
Shtojmë një vezë dhe dy të bardha të vezës. Vazhdojmë të përziejmë me tel kuzhine dhe në enë e grijmë djathin.
Sipër dy petëve hedhim nga kjo përmbajtje. Dy petë i mbështjellim në formë rolleje dhe rolenë e mbështjellim në formë të rrumbullakët. Kollpiten e vëmë në tavë të lyer me vaj.
Të njejtën gjë e bëjmë edhe me kollpitet e tjera. Me pirun i rrahim dy të verdhat e vezes dhe me to i lyejmë kollpitet. Tavën e vëmë në furrë. E pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.
Kollpitet i nxjerrim nga tava dhe i rendisim në formë rrethi në dërrasën për shërbim.
(Radio Pendimi)