Ju tashmë keni ndëgjuar për musakën e shijshme dhe llojet e tyre. Ne po ju paraqesim musakën me makarona e cila me shijen e sajë do të ju mahnis. Të shohim pregatitjen…
Nevojitet:
250 gram makarona,
500 gram mish viçi të bluar
80 gram djath feta,
3 bardhë të vezës,
2-3 lugë vaj ulliri, apo 0.5 ml vaj ulliri,
qepë,
karrota,
1 lugë fletë majdanozi,
2.5 ml lëng domatesh,
kripë,
piper,
rigon
Për salcë béchamel nevojitet:
1 dl vaj,
4 lugë miell,
7 dl qumësht,
kripë
arrë myshku,
3 kuq të vezës,
80 gram djath i bardhë (kashkavall)
Përgatitja
Makaronat e ziera dhe të kulluara përzihen me djath feta të shtypur, të bardhë të vezës të cilën e kemi tundur më parë dhe vajin e ullirit.
Në një tengjere e ngrohim vajin e ullirit dhe e skuqim qepën e copëtuar imët. Shtojmë mishin e bluar, karrotën e copëtuar dhe fletët e majdanozit të copëtuar imët, lëngun e domateve dhe erëzat.
Fërgojmë dhe e derdhim në mënyrë të barabartë përmbi makarona dhe djath. Në një tjetër tengjere në vaj të nxehtë fërgohet mielli dhe e shtojmë qumështin dhe në temperaturë të ulët e ziejmë 10 minuta duke e përzier vazhdueshëm.
Pastaj e largoni tengjerën nga shporeti dhe në salcë e fusim të kuqët të vezës të tundura. Salcën e përgatitur bechamel ia derdhim përmbi mishit të grirë, e spërkatim me djath (kashkavall) dhe e fusim në furrë në temperaturë prej 220 shkallë dhe e pjekim për 25 minuta./Radio Pendimi/