Djali i saj kishte nevojë për një shkollë të veçantë, kështu që ajo themeloi një për të rinjtë sikurse djali i saj.
“Eshref, a dëshiron të më thuash diçka?”, e pyeti djalin e saj Faraliza Zejnal. Ai lëshoi një buzëqeshje të qetë dhe të çuditshme, pastaj filloi të shkruajë në një pllakë të vogël. Pastaj u ndal dhe i fshiu fjalët. Përsëri filloi, po përsëri u ndal dhe i fshiu fjalët, dhe kështu me radhë.
“Akoma është shumë i turpshëm”, e pranon nëna e tij, personi i vetëm me të cilin Eshrefi bisedon. Ajo është gruaja që kaloi një rrugëtim të gjatë për t’i ndihmuar djalit të saj të turpshëm dhe të tërhequr të përshtatet me këtë botë.
Para shtatë viteve, Faraliza u largua nga karriera e saj e suksesshme në një kompani globale dhe iu përkushtua mësimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe, me përvojën që e kishte me Eshrefin e saj, ajo hapi një shkollë të përshtatshme për ata fëmijë me nevoja të veçanta.
Ajo klasë në depon e xhamisë, që filloi për Esherefin, sot është shndërruar në një shkollë për 200 rinistë muslimanë me gjendje të veçanta nga paraliza cerebrale deri në sindromën down.
Shkollën të cilën Faraliza e ka hapur bashkë me burrin e saj, Muhamed Ali Davud, tani quhet Qendra speciale arsimore “My Islamic Journey (MIJ)”
“Të gjithë që janë të përfshirë në MIJ mund të kenë një tregim frymëzues” , tha Faraliza duke buzëqeshur.
Çdo gjë filloi kur Eshrefi, i cili ishte 18 muajsh, u diagnostifikua me një sëmundje të rrallë, skleroza tuberoze.
Sëmundja bëri që tumori beninj të zhvillohet në venën e cila shkon tek truri i tij. Kjo kufizoi qarkullimin e gjakut dhe mjeku e paralajmëroi se Eshrefi mund të ketë sulme. “Në një periudhë prej dy viteve kishte sulme epileptike” thotë ajo. Sulmet ndonjëherë edhe nga tri net e lenin pa gjumë. Problemet e saja u zmadhuan kur djali i saj i mbushi tre vjet.
Ai u diagnostifikua me autizëm dhe mosfunksionim të integrimit ndijor. Mosfunksionimi i integrimit ndijor ndodh kur truri dhe sistemi nervor nuk janë në gjendje pa probleme të integrojnë informatat ndijore. Atëherë vjen deri te keqinterpretimi i informacionit, që e marrim nëpërmjet shqisave, çka rezulton me probleme në mësim, vëzhgim dhe sjellje.
“Kishte faza ku ai nuk kishte te ndala nga ushqimi, derisa nga teprimi villte. Nuk e ndiente se wshtw ngopur”, babai i Eshrefit.
“Dy vjet nuk mund ta pranoja gjendjen e tij”, thotë nëna e tij.
Vetëm atëherë, kur imami i xhamisë, i tha se Allahu ia ka dhënë Eshrefin, sepse, vetëm ajo, mund ta përballonte dhe mund ta edukonte”, ajo e pranoi situatën.
Iu përkushtua mësimit për autizmin, duke shkuar nëpër kurse për menaxhimin e sjelljes, terapinë alternative dhe terapinë e lëvizjes. Ajo zbuloi se Eshrefi reagon në këtë të fundit.
Eshrefi e kishte të vështirë të flas. Derisa në vikend ishte në mekteb, Faraliza vuri re diçka të çuditshme në sjelljen e tij. Sytë e tij “dridheshin” kujton ajo. Pastaj zbuloi se në mekteb e thërritnin me emra nënçmues, e largoi nga mektebi duke u frikësuar nga ndonjë abuzim i rëndë.
Kjo skenë i dha perspektivë të re jetës së saj. Zonja Faraliza, karriera e së cilës në Dow Jones, ishte në ngritje (ishte zgjedhur si menaxhere rajonale), vendosi që djali i saj të jetë prioritet i saj.
Kështu që në vitin 2010 dha dorrëheqje. “Edhe vetë u befasova që isha e gatshme për një hap të tillë”, e pranon me buzëqeshje ajo. Megjithatë, Eshrefi mbeti pa mekteb ku do të shkonte.
Kur shihte se vëllai dhe motra e tij një herë në javë shkonin në mekteb, edhe ai shpesh shprehte dëshirë të shkojë”, thotë ajo. Edhe krahas tërheqjes dhe turpshmërisë që e kishte, djali i saj donte të jetë në shoqëri me persona që i kishte të afërt dhe ndjehej i sigurt. Edhe namazi i ndihmonte të qetësohej. Kështu ajo filloi të hulumtojë për të themeluar një shkollë me elemente fetare për djalin e saj dhe të tjerë sikur ai.
Themelimi dhe zgjerimi
Ajo filloi takimet me ekspert të cilët e këshillonin si ta menaxhoj shkollën. Hulumtonte plane dhe programe mësimore për nxënës me nevoja të veçanta. Pastaj filloi të krijoj planet e veta mësimore duke u bazuar në vëzhgimet e saja se si Eshrefi mësonte më mirë.
Ajo dhe burri i saj, drejtor për shitje në një aviokompani, shitën edhe shtëpinë e tyre tre katëshe, që në këtë mënyrë të financojnë shkollën. “Thjeshtë dua të rrezikoj, thotë ajo.
Kur filluan në vitin 2011 shkolla e saj My Islamic Journey (MIJ) ofronte orë mësimore vetëm në fundjavë. Shumë shpejt u bënë 15 nxënës. dhe Faraliza si mësimdhënës i vetëm e cila jepte trajnime për aftësitë motorike nëpërmjet terapisë së lëvizjes.
Gjetja e hapësirës për klasa ishte pengesa më e madhe U përballën me refuzime të shumta para se Xhamia Sulltan u ofroi hapësirën e saj.
“Ishte një depo”, thotë ajo. Në thelb, ajo ishte zyra jonë, klasa jonë për mësim. Burri i saj thotë se edhe për këtë hapësirë ishin shumë falënderues.
Shumë shpejt për këtë shkollë filluan të shkruajnë edhe mediat lokale, ndërsa ajo vazhdonte të zgjeroj. Shkolla MIJ e mbushi hendekun që ekzistonte për mësimin e nxënësve me nevoja të veçanta në bashkësinë muslimane.
Deri në vitin 2015 MIJ kishte 120 nxënës dhe duhej të transferohen në një hapësirë më të madhe. Eshrefi i cili ditëve të punës shkonte në shkollën Pathigh, duhej të merrte provimet për shkollën fillore.
Stresi i përgatitjes së provimit tek ai shkaktonte sulme te përditshme. Kjo bëri që Faraliza filloi të mbaj çdo ditë orë në shkollë ku fëmijët nuk kishin provime, por vetëm kuize të cilët nuk i frikonin.
Ajo arriti të marr diplomë për mësimdhënie dhe përkrahje të fëmijëve me nevoja të veçanta, gjithashtu konsultohej me arsimtarë se si të përgatit planprograme përkatëse. Zgjerimi, megjithatë, çoi në probleme financiare
Përpjekjet dhe akuzat
Shkolla mbështetej në donacionet private çka çoi në një situatë të pasigurt financiare. Në të njëjtën kohë zonja Faraliza nuk mund të refuzonte fëmijët me nevoja të veçanta, çka u deshtë që shkolla të absorboj 100 përqind të kostos së nxënësve nga familjet me të ardhura të ulëta.
Këto probleme ndikuan edhe në marrëdhëniet bashkëshortore. Ata bisedonin për mënyrën më të mirë për të ardhur tek financat dhe sa harxhime mund të mbajnë vet.
Muhamedi kujton se grindjet u bënë aq të shpeshta sa që vajza e tyre Nur Ali u tha: “Çfarëdo që të jetë, nuk dua që të ndaheni.”
Ai e pranon se aq shumë ishin të preokupuar sa që i harruan dy fëmijët tjerë. Nur Ali kujton: “Kur isha e re, bëhesha xheloze.
Pastaj kishte njerëz që dyshonin në nijetin dhe motivimin e këtij çifti bashkëshortorë. Faraliz kujton një person e cila i kishte thënë se pse i shfrytëzojnë këta fëmijë me nevoja të veçanta, duke i akuzuar se i shfrytëzojnë për para. Ajo thotë: “Kishte momente kur doja të heq dorë, mirëpo më kujtohej nijeti im- për të mirën e djalit tim dhe ndihmën ndaj fëmijëve tjerë. Kjo ishte arsyeja që unë të vazhdoj më tej.
Ajo dhe burri i saj besojnë se kur një derë të mbyllet, të hapet një tjetër. Disi arritën të mbajnë hapur shkollën, ndërsa në shkurt të vitit 2017 nëpërmjet kompanive online për bamirësi arritën të tubojnë 120 mijë dollarë. Paratë i shfrytëzuan për lokacion të ri MIJ.
Hapësirat e reja përfshinin një kat të plotë, ku kishte shtatë klasa dhe një dhomë për shumë qëllime.
Sot shkolla ka programe për fëmijë dhe të rritur, ndërsa programi i tyre për mësimin e të rriturve mbështet nga Unioni i dijetarëve musliman dhe mësimdhënësve të Singaporit. Në këtë shkollë gjithçka mësohet në gjuhën angleze, ndërsa përfshin, talentet e jetës, gjuhët, matematika, muzika dhe sporti. Arsimtarët janë të trajnuar për programe mësimore në bazë të asaj çka funksionon më së miri tek çdo nxënës. Shumë shpesh edhe arritjet e vogla festohen.
“Ata mësojnë gjërat më të thjeshta. kemi prindër që na thonë se fëmijët e tyre tani mund ulen këmbëkryq dhe të rijnë ashtu pesë minuta.
Nurazan Mazlan (19) gjendet në karrocë invalidore që kur ishte 18 muajsh dhe nëpërmjet programit shkollorë të emërtuar Fun Fit ajo mëson të ec.
Nurazah vitin e kaluar ka diplomuar në qendrën Rainbow, mirëpo nuk ka mundur të gjejë punë që i përshtatet. Nëna e saj e regjistroi në MIJ që mos të rijë kotë pa mos bërë asgjë.
Përgatitjet për të ardhmen
Për të gjitha ndikimet që MIJ ka bërë, është e nevojshme të bëhet edhe më tepër, thotë Faraliza. “Janë të nevojshme përvetësimi i aftëve për t’u integruar në shoqëri”, thotë ajo.
Me ndihmën e zonjës Choh, studentët mësojnë të gatuajnë, të shërbejnë ushqimin dhe të udhëtojnë si dhe aftësitë e përditshme që keni nevoje për të mbijetuar, thotë ajo.
Zonja Faraliza shpreson se do të pres studentë të të gjitha moshave dhe racave. Ne duam të jemi gjithëpërfshirës. Dyert tona janë të hapura.
Mirëpo burim kryesorë i frymëzimit të saj është edhe më tej djali i saj.
Ajo u thotë mësuesve të saj se Eshrefi është “studenti më i mirë” . Në fakt ajo akoma mëson duke e vëzhguar djalin e saj dhe këto njohur i aplikon në shkollë.
Për Eshrefin kjo shkollë është vendi ku ndjehet shumë i kënaqur. Ndoshta në të ardhmen do të marr rolin e ndihmës mësuesit, thotë nëna e tij.