Pediatrët amerikanë kanë këshilluar prindërit që të mos u japin fëmijëve të tyre lëng frutash deri në moshën 1 vjeç.
Më herët ata kishin këshilluar që të mos ushqenin fëmijët e tyre deri në muajin e 6-të, por tani e kanë rritur kufirin kohor se kur fëmijë e vegjël duhet të fillojnë të ushqehen më lëngje frutash.
Kjo porosi vjen sepse lëngjet e frutave nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese për fëmijët e vegjël dhe kjo do të bënte që lëngu të zëri vendin e asaj që fëmija ka vërtet nevojë, pra, qumështi i gjirit dhe proteinat, yndyrat, mineralet si kalciumi që gjendet tek ai.
Një tjetër shqetësim është se lëngjet e frutave mund të jenë një pikënisje për konsumimin e pijeve të gazuara. “Kemi studime që tregojnë se foshnjat, që konsumojnë më shumë lëngje në vitet e para të lindjes, janë më shumë të prirur që të konsumojnë pije të gazuara ose më përmbajtje të sheqerit”, theksojnë ata.
Kjo është hera e parë pas vitit 2001 që pediatrët i përditësojnë udhëzimet për lëngjet e frutave.