Sasitë e mëdha të vitaminës D mund të shkaktojnë etje të tepruar, mundim dhe dobësi.
Vitamina D, e njohur si vitamina e Diellit pasi që krijohet gjatë ekspozimit të trupit tonë ndaj rrezeve diellore, mund të shkaktojë probleme shëndetësore nëse merret në sasi të mëdha, njofton grupi gjerman farmaceutik Apotekerkamer Niedersaksen, transmeton KP.
Pasoja e marrjes së tepërt të kësaj vitamine përmes suplementeve mund të shkaktojë etje të madhe, urinim të tepërt, mundim dhe lodhje.
Disa nga burimet natyrore të vitaminës D janë peshqit, mishi i kuq dhe prodhimet e qumështit.
Përveç ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, grupi farmaceutik gjerman këshillon shëtitje gjatë ditëve me diell gjatë stinës së dimrit.
Mungesa e vitaminës D shkakton dobësimin e eshtrave dhe osteoporozën.