Muhamed Ebu Zehre
Muslimanët duhet të ndjekin parimin që përkufizon lejueshmërinë e vrasjes vetëm në rrethana dhe kushte të caktuara, duke mos e shëndërruar atë në normë.
Leja për të vrarë duhet të përkufizohet vetëm kundër personave që me të vërtetë janë pjesëmarrës aktiv në luftë.
Pejgamberi a.s., nxiste muslimanët të jenë të matur dhe të mos përshpejtojnë në marrjen e vendimeve për të luftuar, duke shpresuar që zvarritja e këtij vendimi të ulë tensione dhe të zbusë zemrat e tyre.
Në këtë kontekst, transmetohet se halifi i muslimënve, Omer ibn Hattabi, r.a., shkarkoi nga detyra e komandantit të ushtrisë, Halid Ibn Velidin r.a. për shkak të numrit të madh të viktimave kur ai drejtonte ekspeditat ushtarake. Omeri r.a. për të thoshte: “Shpata e Velidit shkakton mundim (vrasje të shumta, si p.sh).”
Halift Omer r.a. i pëlqente më tepër strategjia e luftës që përdorte komandanti tjetër, Amër ibn Asi r.a. ngase në fushatat ushtarake, që ky i fundit i drejtonte, kishte më pak të vrarë, andaj për të thoshte se ai zhvillon luftë që e karakterizon butësia dhe mëshira.
(Shkëputur nga libri “Marrëdhëniet ndërkombëtare në Islam”, Furkan, 2013, fq. 198.)
*Titulli është nga redaksia e Portalit Breziiri.com.