Njeriu në këtë jetë ka shumë gjëra që e brengosin; brengoset për vetën, për familjen, për pasurinë, për mirëqenjen, për shoqërinë, për pozitën, për suksesin …
Po ne si besimtarë duhet te kemi vetëm një brengë të madhe, e ajo është: se a na don Allahu i madhëruar?
Sepse nëse Ai na don kemi shpëtuar.
E nëse dëshiron që ta arrish dashurinë e Allahut, bëje atë që e don Allahu.
Shiko në Kuran e në synet se çka e kënaq Allahun dhe ajo që e kënaq Atë le te jetë në agjenden tënde çdo ditë.
E nëse çdo ditë bëjmë punë që e kënaqin Allahun, atëherë edhe Allahu është i kēnaqur me ne , e kur Ai është i kënaqur me ne edhe na do, e kur Ai na do nuk na dënon.
Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) ka thënë:”Vërtetë Allahu nuk e hudh në zjarr të dashurin e Tij “. (Ahmedi).
Allahu na bëftë prej të dashurve të Tij!
Hoxhë Fadil Musliu