Kompania kineze Kon, cila merret me prodhimin e veshjeve, ka ngritur një padi kundër Apple me pretendimin se kjo e fundit ia ka vjedhur logon.
Kon pretendon se Apple ia vodhi logon e tyre dhe e përdori atë për versionin më të fundit të App Store, raporton Telegrafi.
Logoja e tanishme që Apple përdor për iOS dhe MacOS përbëhet nga tre shirita me skaje të rrumbullakosura që përbëjnë trekëndëshin.
Përveç kompensimit financiar, gjithashtu Kon po kërkon të ketë falje publike nga Apple.
Apple ishte ballafaquar më parë me padi të ndryshme në Kinë, të nisur nga Qualcomm, Samsung dhe Corephotonics.
Vitin e kaluar, gjiganti teknologjik humbi rastin për emrin “iPhone”, i cili përdoret nga një prodhues kinez i artikujve prej lëkure. /Telegrafi