BIZNESMENI DHE DY REKATET

Në një intervistë, njëri nga biznesmenët e suksesshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndër tjera rrëfen një rast të veçantë në jetën e tij. Një natë – fillon rrëfimin – ndieja një stres andaj vendosa të dal të shëtis jashtë. Duke ecur në një lagje, pashë një xhami të hapur dhe i thashë vetes: Pse nuk hyj t’i fali dy rekate? Hyra kur ja një njeri ishte kthyer kah kibla kishte ngritur duart dhe lutej. Nga forma se si lutej, e kuptova se kishte një hall. Prita derisa e kreu lutjen pastaj i thashë: Të pashë tek luteshe, sikur ke ndonjë hall? Po, kam një borxh që më ka lodhur dhe më mbanë të stresuar – më tha.
Po sa është ai borxh?- i thashë.
Katër mijë dërhemë – më tha.
I nxora katër mijë dërhemë dhe ia dhashë. U gëzua dhe më falënderoi ndërsa nuk harroi të lutej për mua. Ia dhashë edhe vizitkartën time dhe i thashë të më vizitonte në zyrën time ose të më telefononte sa herë që kishte nevojë. Mendova se do të gëzohej por u habita nga përgjigja që më dha.
“Unë nuk kam nevojë për kartëvizitën tënde. Sa herë që do të kam ndonjë nevojë, do t’i lutem Allahut, do t’i ngriti duart dhe do të kërkoj prej Tij. ai m’i lehtëson punët, sikur që veproi kësaj radhe!”

Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=13260&pgtyp=66
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI