Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni.
Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19, 7 kg speca dhe 14 kg domate.
Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, kanë ngrënë hëngrën 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit.
Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap të freskët 0.2 kg. Sardelet e konservuara konsumohen mesatarisht nga 0.3 kilogram ndërsa peshku 0.4 kilogram, shkruan KP.
Sipas sondazhit, qytetarët nuk konsumojnë fare makarona me salcë, proshutë gjedhi, fruta të ngrira, ananas të konservuar dhe komposto.
Djathë hani mesatarisht nga 6.7 kg në vit. Qytetarët e Maqedonisë pinë qumësht në kuti në vit nga 24.3 litra, jogurt 13.8 litra, kos pesë, salcë kosi 1.5, kos frutash 0.3, gjizë dhe kaçkavall nga tre kilogramë dhe djathë të shkrirë nga 0,3 kilogramë.
Ndër pijet kryesojnë lëngjet me gaz. Mesatarisht, një shtetas i Maqedonisë në vit pi 23.9 litra lëngje me gaz, 19.4 litra ujë mineral, 9.4 litra birrë, 5.5 lëngje frutash, 1.9 litra verë, 0.7 litra raki natyrale. Më pak, apo sipas sondazhit, nuk konsumohet fare likeri dhe shtok.
Duhanpirësit mesatarisht pinë 40 kuti me cigare gjatë vitit, ndërsa kafe një qytetar konsumon mesatarisht 2.3 kg kafe. Në vit çokollata konsumohet 1.1 kilogramë.
Të ardhurat mesatare në muajin nëntor arritën në 23.229 denarë
Paga mesatare në Maqedoni në nëntor arriti në 23,229 denarë dhe në tremujorin e tretë të këtij viti kishte 7,568 vende të lira pune.
Gjatë vitit që shkoi në teatër kanë shkuar 238.200 persona.