Antibiotikët janë alternativa më e zakonshme e trajtimit për infeksionet e traktit urinar (UTIs).
Si trajtohet?
Ky lloj infeksioni zakonisht nuk shkakton komplikacione shëndetësore. Dhe kështu, metoda e zakonshme për ta trajtuar atë është me antibiotikë pas një udhëzimi të duhur nga një mjek. Përveç antibiotikëve, mjeku ju rekomandon të pini edhe shumë lëngje, qoftë ujë apo çaj.
Gjithashtu, mjeku mund të ju përshkruajë edhe ilaçe kundër dhimbjeve të forta të barkut, por është e këshilluar që të shmangen ato pasi mund ta rrezikojnë veshkën.
Megjithatë, në disa raste, mund të kërkojë hospitalizim me antibiotikë intravenoz për një kohëzgjatje më të gjatë kohore. Simptomat e infeksionit të traktit të sipërm të urinës, të cilat janë të rënda, përfshijnë ethe të shkallës së lartë me dridhura, vjellje, dhimbje të pjesës së ulët të barkut.
Këto simptoma shpesh nënkuptojnë se infeksioni është përhapur në rrjedhën e sipërme të veshkave. Trajtimi i menjëhershëm mund të lehtësojë simptomat dhe të ndihmojë parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Në raste të rralla, infeksioni i traktit urinar i pa trajtuar mund të shkaktojnë probleme serioze, siç janë dëmtimi i veshkave./Indeksonline/