Në një postim në blogun e vet, Microsofti ka njoftuar se një version i ri i Skypet do të lëshohet për pajisjet me sistem operativ Android 4.0.3 deri 5.1.
Përditësimi akoma nuk ka nisur të qarkullojë, por kjo pritet të ndodhë ditëve në vijim.
Microsofti ka shpjeguar se aplikacioni i ri i Skypet është më i lehtë në memorie dhe shpenzim të saj, duke mundësuar shpejtësi dhe kualitet më të lartë të audios dhe videos në pajisjet më të vjetra Android.
Aplikacioni i ri do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit në botë.