Elbthi i kuq i vogël i cili, më së sheshti, shfaqet në pjesën e syrit, mund goxha shumë të na nevrikosë.
Mirëpo, ai nuk është edhe aq i rrezikshëm, por që duhet trajtuar drejt.
Elbthi mund të shfaqet kur ndonjë bakter arrin në kontakt me kapakun e syrit. Ai më së shpeshti në asnjë mënyrë nuk ndikon në të parët dhe në fushën e shikimit.
Kur shfaqet, nëse e prekim, dhemb, mirëpo kur “plaket” dhe piqet dhemb gjithnjë e më pak, transmeton Telegrafi.
Mjekët, zakonisht, për elbth përshkruajnë antibiotikë oralë, por ndonjëherë edhe pika për sy.
Është me rëndësi që assesi të mos i shpërtheni dhe të mos i kulloni, duke pasur parasysh që mund të jetë rrezik kur kulloni puçrrën.
Kjo ndodh për shkak se infeksioni mund të përhapet në pjesët e tjera të kapakut, si edhe në pjesët e lëkurës përreth syrit.
Gjithashtu, mund të ndodhë edhe që të hyjë në sy, madje edhe të shkojë deri në tru, gjë që ndoshta do të mund të jetë fatale. /Telegrafi/