SHPIFËSI ËSHTË I MJERË

Shpifja është nga mëkatet më të mëdha.Andaj Allahu i Lartëmadhëruar
e ka ndaluar atë rreptësisht.
Në Kur‘anin famëlartë thotë:O ju besimtarë,kur të ju sjell i prishuri ndonjë lajm ju vërtetonje,mos e merni atë si të vërtetë pa e vertetuar,ngase mund të godisni dikend të pa fajshëm e pastaj i bini pishman dhe mjeroheni.
Por për fat të keq, sot shpifja,perhapja e lajmeve të rrejshme është bë normale dhe modë.
Përhapja e gënjeshtrave,shpifja janë bërë të ëmbla si mjalti,kurse fjala e hakut,e vërteta është bërë e hidhur sikur pelini.
Fjala e mirë s‘e kalon oborrin,kurse e keqja shpejt e mer Stambollin.
Por nuk është për t‘u habitur,ngase njerezit që se kanë frigë Allahun ushqehen me shpifje e gënjeshtra,
si gjithmonë që i kanë shpifur Pejgamberët,Dijetarët njerëzit e mirë etj,ngase në një fjalë të urrtë thuhet:drunit me kokrra i xhuhet me gurë.
O Zot,na ruaj nga shpifja dhe shpifêsit ja Rabbel Aleminë.

Shkruar nga hoxhë Zekerija Bajrami. /RTV Pendimi/