ILAÇI MË I MIRË PËR QETËSIMIN E DHEMBJEVE

Dije se, Allahu kur të sprovon me diçka, vetëm se në të ka hajr për ty, edhe nëse ti e mendon të kundërtën e saj.

Mërzia është sprovë.

Nostalgjia është sprovë.

Ndarja është sprovë.

Sëmundja është sprovë.

Çdo gjë e cila të mundon, ta turbullon çiltërsinë e jetës sate dhe ta loton syrin, është sprovë.

E ti, mos e harro premtimin e Allahut: Prandaj, përgëzoji të duruarit.” (El-Bekare: 155)

Ky është ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU