Kur me ty ndryshon njeriu më i shtrenjtë?!
Njeri i shtrenjtë te ti…
E kalon shumicën e kohës me të…
Një ditë prej ditëve e sheh se sjellja e tij është e “çuditshme”…
Kur e hap celularin…
e vëren se…
thirrjet që nuk ju është përgjigjur janë 7…
mesazhe të dërguara 3…
dhe të gjitha janë nga ti…
mirëpo ai nuk u përgjigjet, as thirrjeve e as mesazheve.
Ishte person që ia paraqisje brengat e tua,
dhe të gëzonte buzëqeshja e tij e butë,
dhe përkujdesej për ty e nuk mund të ndahej nga ti.
Gjendja jote nuk bëhej më mirë, përveçse me takimin e tij dhe dëgjimin e zërit të tij për çdo ditë.
Brenda ditës dhe natës ndryshoi gjendja e tij…
ndryshuan sjelljet e tij…
sikurse kurrë të mos njiheshit më parë!!
Fatkeqësisht, ky është realiteti ynë i këtyre ditëve.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU