Ekspertët francezë në fushën e nanorobotikës ndërtuan shtëpinë më të vogël në botë duke përdorur një sistem të ri të mikrorobotit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Informacionet e detajuara në lidhje me mikro-shtëpinë u publikuan në revistën “Journal of Vacuum Science and Technology A”.
Sistemi Robotex i zhvilluar nga ekipi nanorobotik i Institutit Femto-ST duke bashkuar disa teknologji ekzistuese, brenda një dhomëze vakumi të madhe ka ndërtuar mikrostruktura dhe komponentët i ka vendosur në skajet fiberoptike me saktësi nanometrike.
Çdo murë i shtëpisë më të vogël në botë është në lartësi prej 15 mikrometra (një në 15 milionë metra) e cila nuk mund të mbajë as pluhur ose amebë. Shtëpia ka 4 mure, 7 dritare, kulm dhe oxhak.
Studimi është i rëndësishëm në aspektin e përparimit të arritur në teknologjitë e perceptimit optik.