Masat preventive nuk ka kuptim të zbatohen vetëm për një kohë të caktuar, por vazhdimisht, sepse është e vetmja mënyrë që mundëson mbrojtjen e shëndetit të këmbëve.
Edhe pse me masa preventive nuk mund të eliminohen të gjithë shkaktarët kryesorë të cilët shkaktojnë këtë sëmundje, si p.sh. te predispozitat gjenetike megjithatë mund të ndikohet – qoftë me pengimin, zbutjen e pasojave, ndërprerjen apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjes.
Masat preventive:
Më shumë ecje
Ecja është shumë e rëndësishme. Aktiviteti fizik është mënyra më e thjeshtë me të cilin nxitet qarkullimi i gjakut drejt zemrës dhe eliminon rrezikun e ndërprerjes së gjakut.
Çorapet elastike
Bartja e çorapeve elastike shërben si masë preventive, por edhe si terapi për venat e zgjeruara, në rastet kur intervenimi kirurgjik nuk është i domosdoshëm.
Ushqim të mjaftueshëm penjëzorë
Edhe ushqimi është shumë me rëndësi në preventivën e venave të zgjeruara. Ushqimi që tretet lehtë dhe i shëndoshë ndihmon në shmangien e peshës së tepërt, e cila është shkaktare e shpeshtë e zgjerimit të venave. Pra, është me rëndësi, që të kufizohet futja e sheqerit dhe e yndyrës në organizëm (posaçërisht me prejardhje shtazore) dhe ushqimin e përditshëm duhet pasuruar me ushqim penjëzor i cili ndihmon tretjen.
Barnat natyrale
Kundër ënjtjes së këmbëve mund të ndihmojnë disa bimë: gështenjat e egra, boronica, hardhia e rrushit të kuq, e disa bimë të tjera. Ekzistojnë të dhëna që përbërësit e atyre bimëve forcojnë muret e enëve të gjakut dhe të kapilarëve.
Shmanguni dushit me ujë të nxehtë
Nxehtësia e madhe është armik i venave: shmanguni dushit me ujë të nxehtë. Uji gjithmonë duhet të jetë i vakët, assesi i nxehtë. Do të ishte mirë që pas dushit një kohë të shkurtër këmbët t’i lani me ujë të ftohtë, duke u bërë masazh nga poshtë – lart, nga nyja e këmbës në drejtim të kërdhokullave. /Telegrafi/