Sipas një raporti për ekonominë dixhitale, vitin e kaluar, eksportet e softuerëve të Kinës kanë kapur vlerën e mbi 37 miliardë dollarëve, 20 miliardë dollarë prej të cilave janë regjistruar nga eksportet në SHBA, Europë dhe Japoni, njofton CRI-ja.
Këto shifra tregojnë një rritje mbi 10 % krahasuar me vitin 2016.
Gjithashtu, një raport i Ministrisë së Tregtisë në Kinë ka treguar se eksportet e softuerëve kanë regjistruar një rritje të shpejtë prej vitit 2012 dhe janë rritur vazhdimisht.
Raporti thekson se Kinës ende i mungon aftësia inovative në zhvillimin e softuerëve bazë dhe të programeve kompjuterike mbështetëse.
Raporti, gjithashtu paralajmëroi kompanitë vendase të softuerëve për rritjen e kostove dhe rreziqeve në këtë industri.